Ligji i arsimit të lartë, Rektorët kundërshtojnë disa pika, studentët protestë

493
Drafti i arsimit të lartë vijon diskutimet me Komisionet Kuvendore. Një pjesë e rektorëve kanë kundërshtuar në disa pika këtë projekligj,duke thënë se agjencitë rrisin kontrollin e qeverisë, rrisin kostot dhe cënojnë pavarësinë. Po ashtu rektorët kërkojnë të bëhet kujdes me kreditë studentore, sepse të rinjtë nuk kanë mundësi ti shlyejnë. Drejtori i studimeve albanalogjike, Ardian Marashi, tha se më këtë ligj ky institucion shkrihet.
Tiranë- Rekori i Universitetit Politeknik, ai i Universitetit të Arteve dhe drejtori i Qëndrës së Studimeve Albanalogjike kanë kërkuar rishikim të draftit të arsimit të lartë sepse cënohet autonomia, krijimi i Agjencive ka kosto dhe shkohet drejt rritjes së tarifave studentore.
Një pikë diskutimi ishte kompetencat e Këshillit të Fakulteti që sipas Zëvendës.ministrit të Arsimit Mazniku, në ligj ky Këshill mbetet.
Në Komision ishin të pranishëm dhe ekspertë të Bankës Botërore, të cilët do të japin më vonë qëndrimin e tyre rreth këtij drafti.
Përpara nisjes së diksutimit, studentët kanë protestuar para kryesisë së Kuvendit për tu kërkuar rektorëve të mos shiten e të mos votojnë këtë draft.
Sigal