Komunikimi me prindërit sukses dhe revolucion në të mësuarin

843
Sigal

Nëse do të flasim thjeshtë, nisma e MASR është një katalizator i procesit ndryshimit rrënjësor të asaj, se si një shumicë madhe jetojnë, mendojnë, punojnë, mësojnë dhe veprojnë, shkurt të arsimit që duam. Edhe shpesh herë idetë janë të thjeshta, të bazuara në fakte, por jashtëzakonisht të rëndësishme e tillë është edhe nisma e fundit e MASR në lidhje me komunnikimin në shkollë. Ne jetojmë vetëm në fillim të revolucionit në historinë e njerëzimit. Sot, falë teknologjisë, ne jemi ne gjendje të ruajmë dhe shfrytëzojmë gjithë përvojën dhe dijet të grumbulluara nga shoqëria njerëzore, dhe se si mund ta bëjmë në çast atë të dobishme dhe të aplikueshme nga çdo person në botë, dhe aq më shumë me përfshirjen e prindërve në këtë ndryshim cilësor në të mësuar, në funksion të të mësuarit! Çdo familje, shkollë, kompani apo firmë mund të shfrytëzojë të mirat, dobitë e epokës së re të “mendjes, arsyes, intelektit, të bashkuara në një rrjet por tashmë sipas një sërë dokumentesh të mirë menduara dhe të kthyera në sistem. Jemi koshientë se në vitet e fundit arsimi shqiptar vazhdon të notojë drejt portit cilësor dhe përafrimit në parametra evropiane e botërorë, në një rrugë të gjatë e të dhimbshme tranzicioni me ulje ngritje e tij. Jetojmë në një moment transformimesh dhe integrimesh ku të gjithë aktorët duhet të jenë në një unitet mendimi e veprimi në të mirë të të mësuarit me kompetenca, në kushtet e tregut global edhe të edukimit. Kohët e fundit gjithë e më dukshëm po vihet re prirja e gjallërimit dhe e përhapjes së dukurive me brendi sociale negative (Korrupsioni, një agresivitet në rritje, prodhimi, përdorimi, përhapja dhe trafikimi i drogave, diplomat pa dije, dhuna në shkollë, braktisja, aktet terroriste, vjedhjet e shpërthimet e banesave, indiferentizmi për shkollën e dijen e të tjera), që detyrimisht diktojnë lindjen e marrëdhënieve të reja në shoqëri. Individët bashkëkohës, duke qenë të rritur në kushtet e një stresi social të pandashëm, që e ndiejnë mbi veten e tyre bezdinë dhe tendosjen që u vjen nga prania e faktorëve të tillë negativë, ndihen të lënduar fizikisht dhe moralisht. Si rrjedhojë e kësaj mungese komforti jete sociale, njerëzit po bëhen gjithnjë e më tepër të paparashikueshëm në sjelljen që tregojnë. Dhe për këtë familja duhet të rifillojë në shinat e shkollës, që sëbashku ti garantojnë sukses lokomotivës arsimuese të udhëhequr e drejtuar nga MASR, nga gjithë aktorët e sistemit arsimor. Proceset aktuale, që po shoqërohen prej zhvendosjes me shpejtësi të vlerave shpirtërore dhe të orientuesve të shëndoshë socialë të jetës në drejtim të zhvleftësimit të tërësisë botëkuptimore të individit, po shpie drejt indiferentizmit politik, drejt shpërfilljes së problemeve sociale dhe të vlerave me karakter shoqëror, si drejt nihilizmit të normave morale. Po vihet re prirja për t’u larguar artificialisht nga realiteti duke përdorur narkotikë, pije alkoolike, duke u dhënë pas kriminalitetit dhe prostitucionit. Dhe rrjedhojat e këtyre dukurive janë pikëllimndiellëse: Po ndodh ose degradimi i plotë i një kategorie të caktuar individësh, ose po vihet re dominimi i vektorëve negativë në një masë të konsiderueshme njerëzish, sidomos në radhët e përfaqësuesve të brezit të ri. Si të përballohet dhe të kapërcehet kjo situatë tanimë reale në mbarë botën? Kërkohet me ngut dhe me efektivitet sa më të plotë ripërtëritja e të gjitha sferave të zhvillimit të shoqërisë, përfshi dhe sferën e arsimit e të edukimit, kërkohet futja në punë e tyre me kapacitet të plotë, pasi është kryer ndriçimi dhe rishikimi në dritën e ideve të reja, të botëkuptimit të ri, të kulturës së re. Dhe duhet thënë se është pikërisht sfera e arsimit, e më konkretisht, është përbërësi i saj shumë i rëndësishëm, edukimi, ajo fushë veprimtarie ku mund të operohet më me sukses për arritjen e transformimeve të nevojshme, që do të shënonin fillimin e shndërrimeve të efektshme pozitive, të cilat do të shpinin në rilindjen shpirtërore të kombeve dhe e gjithë kjo nismë do jetë gjysmake nëse familja, prindërit, komuniteti të jenë në krye të herës. Për mendimin tonë, është aktual funksionimi i një hapësire arsimuese dhe edukuese të tillë, që do t’i stimulonte efektivisht aftësitë jetësore të individit, domethënë, do të mbështeste ato zhvillime të tij, të cilat do t’i jepnin mundësi që në kushtet e sotme të mos degradonte si personalitet, por të zhvillohej dhe të përparonte, të përfshihej në veprimtari të gjithanshme krijuese dhe jetësore frytdhënëse. Dhe në kësi nismash reformuese MASR ka zhvilluar e zhvillon me një vizion real rrugën e reformave pozitive. Në, këtë kuadër, gjykojmë se kërkesa për mbledhjen e të dhënave nga prindërit nga MASR për të krijuar rrjetin e komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit është një nismë pozitive dhe që do të sigurojë gjithëpërfshirje në të mësuar, e sidomos pjesëmarrjen prindërore Falë këtij sistem do të rritet transparenca dhe llogaridhënia e stafeve të shkollave kundrejt komunitetit të prindërve, të cilët duhet të jenë sa më të përfshirë me sugjerime dhe këshilla duke qenë të informuar për çdo rezultat apo nismë. Përvoja personale, prej afër 40 viteve si drejtues në arsim, dhe prej 15 vitesh pedagog në Arsimin e Lartë, më krijuar ndjesinë dhe mendimin se duhet ndryshuar urgjentisht mentaliteti prindëror për të mësuarin, dhe për këtë pa asnjë lloj mëdyshje do të thosha të kthehemi në atë nivel që kishte sistemi arsimor edhe përpara viteve 90-të, kur prindërit, komuniteti ishin aktor real, aktiv dhe ndiheshin të përfshirë në sistemin e edukimit. Në gjithë këtë përvojë, këto 15 vitet e fundit, nuk kam asnjë rast ku një prind apo familjar të jetë interesuar për nivelin e rezultatet e dijeve të fëmijës së vet, pa guxuar të mendojmë se ata të jenë pjesë e ndryshimeve kurrikulare, pa ëndërruar se prindërit dhe komuniteti të jetë aktiv edhe vendimmarrës në strategjitë dhe objektivat mësimorë. Prandaj, nuk duhet paragjykuar apriori MASR në nismën për sa i përket kërkesës për mbledhjen e të dhënave nga prindërit, e cila rrjedhimisht forcon tregun e dijes, edukimin gjithëpërfshirës, e cila me krijimin e rrjetit të komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit, synon të sensibilizojë dhe ndërgjegjësojë të gjithë aktorët për problematikat reale të arsimit dhe gjithëpërfshirje në zgjidhjen e tyre, e rrjedhimisht që ky sistem do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e stafeve të shkollave kundrejt komunitetit të prindërve të cilët duhet të jenë sa më të përfshirë me sugjerime dhe këshilla duke qenë të informuar për çdo rezultat apo nismë, programet, objektivat, kurrikulën, të drejtat e detyrat, institucionet paralele, pra gjithë strukturat që parashikohen në ligj. Kjo nismë e MASR mendoj se nuk bie në kundërshti me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”, ai ngelet besnik i objektivave të ligjit në  përcaktimin e rregullave për mbrojtjen dhe përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale. Një nismë e tillë obligon këdo apo nuk sanksionon në asnjë pjesë të tij, detyrimin e atyre personave që nuk janë dakord, që nuk duan të bëhen pjesë e sistemit, apo që pak kanë mundësi, aftësi, seriozitet për cilësinë e të mësuarit në sistemin arsimor. Besoj, se nëse MASR do të rrezikonte apo do të kërkonte të përdorte e keqpërdorte të dhënat personale,, e ka shumë të lehtë të shfrytëzojë mundësinë reale që shteti shqiptar ka mbi pronësinë e të dhënave personale, por MASR më përgjegjësi ligjore e morale kërkon e respekton lirinë e gjithkujt për t’u bërë apo mos u bërë pjesë aktive, duke i siguruar ruajtjen e privatësisë, dhe seriozisht zbatimin rigoroz e me kompetencë të Ligjit ” Për mbrojtjen e të Dhënave Personale” Por, kjo kërkon që MASR të bënte një projekt pilot, për ta provuar përpara se sa të implementojë apo integrojë në përgjithësi, për të parë e vlerësuar atë, por edhe për ët riparuar ndonjë problematikë që mund të mos jetë parashikuar mirë. Kjo nismë kërkon një fushatë të gjerë sensibilizuese tek prindërit për ti bërë aktorë real e kompetitiv në këtë revolucion të të mësuarit, sepse duam apo nuk duam ne jemi pjesë dhe në mënyrë të pashmangshme ecim drejt botës, në të cilën marrëdhëniet komerciale nuk do të mund të pengohen prej kufijsh, siç ndodh me Internetin. Mos u kushtoni vëmendje politikave dritëshkurtëra të disa “mendjeve të ndritura” për t’u izoluar, për të sulmuar gjithëçka, për të mohuar, por tashmë që xhindi doli nga shishja, pra arsimimi pa dije, kërkon ta fusim përsrëi dhe kjo nuk arrihet pa prindërit, pa komunitetin, pa gjithëpërfshirje dhe një arsimim larg politikës konfliktuale dhe dyshuese e debateve boshe. Gjykojmë se duhet përkrahur kjo ide, dhe të kuptohet, që sistemi ekzistues i arsimimit të njerëzve nuk ka si bën në vend numëro, nuk mund të ngrihet mbi mbajtjen mend të informacionit bazë, por me një bashkëpunim, transparancë, me llogaridhënie, drejtim profesional dhe komunikim të hapur, të qartë, tolerantë, demokratik dhe nëse shikohet me këtë pozitivitete rezultetat e pritshme nga nisma e MASR për kërkesën për mbledhjen e të dhënave nga prindërit për të krijuar rrjetin e komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit do të sigurojë arsimin që duam, e natyrisht duhet respektuar edhe mendimi ndryshe, e pritur me përgjegjësi e vlerësim si urë bashkëpunimi në këtë realizimin.

Prof. Dr Xhevdet Zekaj

Enida Lutaj