Ja datat për plotësimin e formularëve A1/A1Z dhe korrigjimet e gabimeve, sipas DAR/ZA-ve

449
Sigal

MAS zbardh planin kalendarik për aplikimin on-line të formularëve A1/A1Z

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbardhur planin kalendarik për aplikimin on-line të formularëve A1 dhe A1Z, sipas DAR/ZA-ve përkatës. Sipas planit kalendarik, aplikimi on-line i formularit A1 ka filluar që dje në datën 17 mars për maturantët e Tirana Qytet dhe Qark, ndërkohë që aplikimi i formularit A1 për këta maturantë, ka kohë deri nesër në datë 19 mars. Ndërsa maturantët e Kamzës, Kavajës, Durrësit dhe Krujës mund ta plotësojnë formularin A1 vetëm në datën 19 mars. Data 20 mars është në dispozicion të maturantëve të Elbasanit, Peqinit, Gramshit, Librazhdit, Korçës, Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit, për të plotësuar on-line A1-n. Në datën 21 mars plotësojnë formularin A1 Fieri, Mallakastra, Lushnja, Berati, Kuçova dhe Skrapari. Maturantët e Shkodrës, M. së Madhe, Pukës, Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës e plotësojnë formularin A1 në datë 22 mars. Data 23 mars i takon maturantëve të Vlorës, Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit. Dhe e përmbyllin plotësimin e A1, në datë 24 mars maturantët e Kukësit, Hasit, Tropojës, Dibrës, Matit dhe Bulqizës. Ndërsa plotësimi i formulari A1Z nga maturantët e përpara vitit 2014 fillon në datë 25 mars dhe mbaron në datë 29, sipas DAR/ZA-ve përkatëse. Gjithashtu MAS ka zbardhur edhe datat e korrigjimeve të gabimeve të bëra gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z. Maturantët kanë vetëm dy ditë kohë, përkatësisht 30 dhe 31 mars në dispozicion për të korrigjuar gabimet që kanë bërë gjatën plotësimit të formularit A1/A1Z.

Aplikimi me Formularin A1 (Maturantët 2014)

17.03.14- Tirana Qytet, Tirana Qark

18.03.14- Tirana Qytet, Tirana Qark

19.03.14- Tirana Qytet, Tirana Qark, Kamzë, Kavajë, Durrës, Krujë

20.03.14- Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll

21.03.14- Fier, Mallakastër, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Skrapar

22.03.14– Shkodër, M. e Madhe, Pukë, Lezhë, Kurbin, Mirditë

23.03.14- Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet

24.03.14- Kukës, Has,  Tropojë, Dibër, Mat, Bulqizë

Aplikimi me Formularin A1Z (Maturantët përpara vitit 2014

25.03.14- Tirana Qytet, Tirana Qark, Kamzë, Kavajë, Durrës, Krujë, Elbasan, Peqin

26.03.14- Gramsh, Librazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Berat, Kuçovë

27.03.14- Fier, Mallakastër, Lushnjë, Skrapar, Shkodër, M. e Madhe, Pukë, Lezhë

28.03.14- Kurbin, Mirditë, Kukës, Has, Tropojë, Dibër, Mat, Bulqizë

29.03.14– Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet

 Korrigjimet e gabimeve gjatë plotësimit të formularit A1 dhe A1Z

30.03.14- Tirana Qytet, Tirana Qark, Kamzë, Kavajë, Durrës, Krujë, Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd

30.03.14- Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Berat, Kuçovë, Skrapar, Fier, Mallakastër, Lushnjë

31.03.14- Shkodër, M. e Madhe, Pukë, Lezhë, Kurbin, Mirditë, Kukës, Has, Tropojë, Dibër

31.03.14- Mat, Bulqizë, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet