Fluks rregjistrimesh për asimin profesional

723
408 nxënës janë regjistruar vetëm në një ditë në shkollat profesionale. Këto të dhëna bëhen të ditura nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Profesional.
Politikat qeverisëse, por edhe kërkesat e vendeve të zhvilluara për krah të kualifikuar pune, duket se kanë nxitur të rinjtë shqiptarë që të kthejnë vëmendjen pikërisht nga arsimi profesional. Fluksi i lartë është vënë re që në ditën e parë në këto shkolla ku të shumtë kanë qenë ata që kanë shkuar për regjistrim.
Numrin më të madh të të regjistruarve e zë shkolla e mesme profesionale në Kamëz. Në këtë shkollë raportohet se janë regjistruar 109 nxënës. 
Në të gjitha shkollat profesionale të vendit në këtë vit të parë numri i të regjistruarve ka shkuar në afro 1600. Një kërkesë e lartë kjo, që duket se kalon edhe përtej pritshmërisë.
Orientimi i të rinjve drejt atij lloj arsimi që të jep një zanat, ka qenë në prioritetin e qeverisë dhe në veçanti të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, prej dhe nga varen shkollat profesionale. 
Sigal