Dështon projekti, Shqipëria e Kosova, ende pa Abetaren e përbashkët

142

Shtëpitë botuese na shkruajne

Thirrje: Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Kurti për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë!

Sigal

 

Gazeta Telegraf

 

Thirrja për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm  të përbashkët “ABETARE” nga Komisioni i përbashkët i ngritur në bazë të programit të përbashkët të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, iu përgjigjëm si shtëpi botuese me përkushtim maksimal duke u angazhuar në konkursin për tekstin mësimor të vetëm dhe të përbashkët “Abetare” Shqipëri-Kosovë.

Mirëpo:

Jemi të shqetësuar, sepse nuk e përfundojmë tekstin “Abetare” në datën 5-6 maj 2022, datë e dorëzimit të tekstit në Komisionin e konkursit.

Koha e pamjaftueshme është arsyeja kryesore që po ju shprehim këtë shqetësim, për të cilën kemi bindje të plotë se do të angazhoheni ndaj kërkesës tonë të nderuar kryeministra.

Cilat probleme kanë ndikuar që të mos arrijmë dorëzimin e tekstit në datën e caktuar?

  1. Udhëzimi i ministres Nr. 24, datë 24.12.2021 “Për procedurat e organizimit të konkursit për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare” (dalë në fund të dhjetorit një muaj pas vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 724, datë 24.11.2021 ).
  2. Publikimi: “Paketa e dokumenteve mbi procedurat e zhvillimit të konkursit të tekstit të vetëm, të përbashkët të “Abetares”( dalë në mes të Janarit 2022).

Sipas pikës 1-2 parapërgatitja për konkurs Ministrisë iu desh një kohë prej një muaj e gjysëm nga Vendimi i Këshillit të ministrave.

Gjithashtu Ministritë për vlerësimin e teksteve nga recenzuesit e Abetares i kanë planifikuar kohë 6 maj- qershor- pa afat, pra mbi një muaj e gjysmë kohë. Ministria për ccështje teknike ka ezauruar 3 muaj kohë dhe!!

Planifikon për hartimin e Abetares dhe Fletoren e punës periudhën :15 janar-6 maj 2022=3-muaj e gjysëm kohë. Pra 15 ditë më shumë se përgatitja teknike për zhvillimin e konkursit.

Shtëpitë botuese gjatë kësaj periudhe (3-muaj e gjysëm) organizuan punën në këto drejtime:

  1. Gjetja dhe bashkëpunimi me një shtëpi botuese në Kosovë, kërkesë e domosdoshme për të marrë pjesë.
  2. Gjetja, bashkëpunimi dhe kordinimi për hartimin e tekstit të abetares të autorëve shqiptarë dhe kosovarë.
  3. Plotësimi i Kërkesave standarde të përgjithshme (pesëmbëdhjetë) në “Paketa e dokumenteve…”
  4. Kërkesat administrative, ligjore dhe teknike (pambarim).
  5. Studimin e shënimit në fund të “Paketa e dokumenteve….”, për t’u orientuar autorët e tekstit në elementët metodikë dhe përmbajtësorë, në dokumentat- a- dhe- b-.
  6. Kurikula bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës (klasat 0,l,2,3,4,5 (gusht 2016, me 122 faqe), ku duhet të veçojmë, në morinë e klasave dhe të lëndëve se cilat elemente metodike dhe përmbajtësore i përkasin Abetares.
  7. Kurikula “Lënda Gjuhë shqipe nga MAS. Shkalla e parë. Klasat përgatitore, 1,2 2017, faqe 50), ku duhet të gjejmë vetë elemente metodike dhe përmbajtësore për klasën e parë, sepse janë të gërshetuar edhe me klasat e tjera: parashkollorë dhe klasën e dytë.

(Në mungesë të një programi të vetëm na servirën dy programe të ndryshme : njëra e vitit 2017 përgatitur nga Izha -Shqipëri dhe programi tjetër i vitit 2016, përgatitur nga MASHTI- Kosovë)

Këto kërkesa na kushtuan kohë për të ndërtuar strukturën e ndërtimit të abetares si një tekst në shkallën më të lartë të rezultateve të të nxënit, sepse do kohën e vet edhe përmbajtjta e tekstit për të realizuar:

– Zhvillimi i aftësive/shkathtësive për të dëgjuarit dhe për të folurit në situata të ndryshme dhe për tema të përshtatshme për moshën e nxënësve.

– Zhvillimi i aftësive/shkathtësive për të lexuarit dhe për të shkruarit fillestar dhe të kuptimshëm.

– Pasurimi i fjalorit të nxënësve dhe përdorimi i drejtë i fjalëve të reja gjatë komunikimit.

– Përdorimi i njohurive elementare të sistemit gjuhësor të shqipes dhe zbatimi i rregullave kryesore të drejtshkrimit dhe të drejtshqiptimit.

– Zhvillimi i botës emocionale dhe i imagjinatës së nxënësve , etj etj.

Nuk e dimë a janë në dijeni kryeministrat e dy vendeve për planifikimin e kohës së pamjaftueshme për një abetare të shenjtë! Një abetare ndërtuar benda tre muajve!!

Që të mos përsëritet fati i Abetares 2012, ju lutemi, t’i lihet edhe një muaj kohë përgatitjes së Abetares!!

Praktika e shtesave, ndryshimeve, shtyrjes së konkursit ka ndodhur vazhdimisht, sepse nuk kemi të bëjmë me shkelje të vendimeve apo neneve përkatëse.

Para dy javësh ministrja Kushi komunikoi në portalin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për transferimin e dorëzimit të dokumenteve për konkurs nga Kosova në Shqipëri duke realizuar një ndryshim në dokumentin zyrtar “Thirrja”.

Mundësitë janë. Ministrja është komunikuese dhe mirëdashëse dhe mendojmë se në dobi të përgatitjes dinjitoze të tekstit mund të krijojë një mundësi ndaj shtëpive botuese , që janë edhe kontribuese me tekstet shkollore.eve për konkurs nga Kosova në Shqipëri duke realizuar një ndryshim në dokumentin zyrtar “Thirrja”.

Mundësitë janë. Ministrja është komunikuese dhe mirëdashëse dhe mendojmë se në dobi të përgatitjes dinjitoze të tekstit mund të krijojë një mundësi ndaj shtëpive botuese , që janë edhe kontribuese me tekstet shkollore.