Asije Hoxha: Një abetare e re kombëtare – “një gjuhë, një komb”

833
Sigal

(Do na duhet një punë cilësore që të bëjmë një libër të shenjtë laik të gjithë shqiptarëve që të mbetet si objekt i çmuar në të gjitha bibliotekat që si fëmijë e marrin si libër të çmuar për të mësuar dhe e mbajnë si kujtim. Të bëjmë një libër që dhe nga pikëpamja e objektit të jetë e veçantë,- tha Rama).

Që të arrihen objektivat e Kryeministrit: Së pari: duhet analizuar teksti në përdorim, që të mos përfundojë në zhgënjim si me abetaren e përbashkët 2012!! Së dyti, hartimi i një programi mbarë kombëtar mbi themelet e abetareve shqipe nga njerëzit më të ditur të kombit S Frashërit, K Kristoforidhit, A Xhuvanit etj, etj. Së treti: ndërtimi strukturor i abetares me metodën tradicionale analitike – sintetike si vazhdimësi e abetareve që nga 1844. Së katërti, ndërtimi i abetares vetëm me 36 shkronja të miratuar në Kongresin e Manastirit dhe jo me 48 shkronja , që përdoren me dy forma grafike në abetaret tona! Së pesti të përcaktohet në program vetëm “mësim leximi” i shkronjave të shtypit dhe “mësim shkrimi” i shkronjave të dorës.

Një abetare e re nuk ul vlerën historike tëAbetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë : Sepse: data 17 Maj 2012 do të hyjë në memorien e kombit, si ura e parë që pas 100 vitesh u rilidh zyrtarisht nëpërmjet librit të Abetares. Promovimi i Abetares është një dëshmi e gjallë ku i tregoi botës se Shqipëria dhe Kosova janë një komb.

Dhe ja hapi i dytë bashkëpunimi:

Në një intervistë në Euroneës Albania ministrja e Arsimit në Kosovë Arbërie Nagavci tha se Kosova ka respektuar dhe ka përdorur abetaren e përbashkët, që është vendosur vite më parë mes dy shteteve, por marrëveshja nuk është respektuar nga ana e Shqipërisë.

Me të drejtë ministrja ngre këtë problem! Pse ?

Në Katalogun e teksteve shkollore MAS Shqipëri rendit katër abetare për përzgjedhje nga mësuesit me emërtime të ndryshme!

1  -“Abetare”

-Fletore pune e modeluar

  1. -Abetare “Shkronjë pas shkronje”

-Fletore pune e modeluar 1. 2

 3.- Abetare “Hap pas hapi”

– Fletore pune (hap pas hapi)

4.- Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë  “Shkronjë pas shkronje”

– Abetare pune

      Pse duhet një Abetare e re- Shqipëri-Kosovë?

Që në emërtim Abetare “Shkronjë pas shkronje” teksti nuk shpreh kombëtarizimin e tij !

Emërtimi i tekstit, duhet të mbështetet në traditën e abetareve shqip dhe nuk janë pak, por mbi 150 abetare.

Nga abetarja e parë që njihet zyrtarisht “Fare i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip”(1844, 1845) i Naum Veqilharxhit fjala shqip është e pranishme edhe në abetaret e autorëve të ndryshëm. Lexojmë disa:

Panajot Kupitori:“Abetare e gjuhës shqipe”(1860)

Konstandin Kristoforidhi:“Abetare skip”(1867, 1869, 1872)

Daut Boriçi:“Abetare shqip”(1869)

Jani Vreto: etj.:“Alfabetare e gjuhësë shqip”, Kostantinopojë 1879

Sami H. Frashëri:“Abetare e gjuhësë shqip”, (1886, 1888, 1900)

Jovan Risto Tërova:“Abetarea shqipe”, Bukuresht 1887

Gaspër Benusi:“Abetare e gjuhësë shqyp”, Bukuresht 1886, 1890

Said Najdeni:“Abetare e gjuhës shqipe”, Sofje 1900

Hafiz Ali Korça:“Abetare shqip”, Korçë 1910

Simon Shuteriqi:“Abetare shqip”, Manastir 1911 etj, etj…

Abetareve tona në përdorim i mungon fjala“shqip”! Fjala shqip identifikon gjuhën që flasin shqiptarët, që është në gjuhën e shqiptarëve!

Emërtimi “Abetare e gjuhës shqipe” ka tingëllim atdhetar , shqiptar dhe kuptueshmëri. Në një kohë kur abetaret tona nuk përdoren vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në të gjitha trevat ku banojnë shqiptarë: abecenë e shqipton vetëm “Abetare”, ose të shoqëruar me togfjalësha “shkronjë pas shkronje”, “hap pas hapi “ dhe nuk shpreh se kemi të bëjmë me një abetare “një komb, një gjuhë , një abetare“ .

Lind pyetja po teksti i dytë që shoqëron Abetaren e përbashkët çfarë funksioni kryen me emërtimin “Abetare Pune”!! Ndërtimi strukturor i dy teksteve “Abetare””Shkronjë pas shkronje” dhe “Abetare pune “ është konceptuar në program dhe ndërtuar në tekste me një strukturë metodiko- mësimore që përsëritin njëra -tjetrën.

Shembull.: Në çdo faqe të “Abetares së përbashkët ” nxënësi është i detyruar të lexojë dhe njëkohësisht të mbajë lapsin në dorë për të shkruar me shkronja shtypi, por edhe me shkronja dore .

Edhe në tekstin e dytë “Abetare pune ” nxënësi lexon dhe shkruan me shkronja shtypi, por edhe me shkronja dore.

Ndërtimi i dy teksteve me të njëjtën metodë didaktike dhe strukturë ndërtimi zhvlerëson njërin tekst. Në faqen 26–27 të tekstit të parë nxënësit lexojnë dhe njëkohësisht shkruajnë:  HELIKOPTERI – H_LIKOPT_RI; / ELEFANTI – _LEFANTI; / HËNË – H_N_; / PEMË – PEM_; / NËNTË – N_NT_. Edhe në faqet 26–27 të tekstit të dytë përsëri lexojnë dhe shkruajnë të njëjtat fjalë: ELEFANTI- _LEFANTI; / HËNË – H_N_ etj.

Ndarja strukturore e tekstit në tri kapituj: Paraabetare-4 javë/ Abetare 26 javë/Pasabetare 5 javë çorienton nxënësin! Ai ka futur në çantë një tekst dhe mësuesja shpjegon që librin do ta mësojnë  në tri nëntekste. Konkretisht në Paraabetare do të mësojë dhe përsëritë nga cikli parashkollor leximin e shkronjave sipas figurave dhe fjalëve, shkrimin e tyre dhe zhvillimin e të folurit, dhe nuk janë pak 4 javë. Klasat parashkollore, pranë shkollave jo të gjithë nxënësit të moshës 5 vjeç i ndjekin, pra nuk kanë marrë njohuri për shkronjat, prandaj ky kapitull që në fillim është i dështuar. Ata nuk kanë mësuar në mënyrë globale shkronjat e Alfabetit. Në kapitullin e dytë, Abetare emërtuar  “Unë lexoj-Unë shkruaj” që në titull kemi një konceptim dhe formulim të gabuar për funksionin mësimor të këtij kapitulli. Nëse nxënësi lexon presupozohet se ai ka mësuar shkronjat e alfabetit! Ose në kapitullin Pasabetare lexojmë “Gjuha shqipe”!! Mos duhet t’i rikthehemi traditës?? 1. Teksti “Abetare e gjuhës shqipe” dhe 2 Teksti “Leximi klasa I”, ndërtuar me pjesë leximi dhe disa njohuri gjuhësore fillestare!?