Prof.Dr. Selman Sheme: Bashkpunimi ndërkufitar dhe integrimi i qëndrueshëm

1378
Sigal

Deri në shpalljen e pavarësisë, lidhjet kryesore ekonomike Korça i mbante me Manastirin, Selanikun dhe Janinën

Bashkëpunimi ndërkufitar, si mundësi për integrim dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Në shekullin e XIX Korça u bë një “depo” (magazinë) e Stambollit, Manastirit, Ohrit dhe Janinës

  (Rasti i Rajonit ndërkufitar Ohër-Prespë)

Prof.Dr. Selman Sheme                                        

                                        

Sfida e zhvillimit rajonal dhe subrajonal, funksionimi i ekonomisë së tregut dhe integrimi evropian e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin ndërkufitar, veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimor.  Forma më e njohur dhe më e suksesshme e institucionalizimit të bashkëpunimit ndërkufitar është Eurorajoni. Eurorajoni është një nga tipet e zonave kufitare të Bashkimit Europian në të cilat barrierat kufitare nuk pengojnë flukset e bashkëpunimit ndërkufitar dhe integrimin social-ekonomik të zonave ndërkufitare. Strategjia e përbashkët e zhvillimit territorial shprehet në krijimin e një strukture legale të bashkëpunimit të bizneseve, bashkëpunimit midis universiteteve, sektorit të kulturës etj. Bashkëpunimi ndërkufitar në një mjedis me kufij të hapur midis Rajonit të Korçës (Shqipëri), te Kosturit (Greqi) dhe te Manastirit (Bitole-Maqedonia e Veriut) do të mbështeste procesin e krijimit të një Eurorajoni në këtë gjeo-hapësirë periferike të këtyre vendeve. Në këtë procesin integrues të bashkëpunimit ndër-rajonal do të ridimensionoj Ndarja Ndërkombëtare Gjeografike e Punës, specializimi dhe shkëmbimi ndër-rajonal ekonomik shoqëror kulturor etj.

  1. Traditat në fushën e zhvillimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare rajonale dhe ndërkrahinore.

 

Zona ndërkufitare Korçë-Kostur-Manastir është një nga gjeohapësirat me tradita të hershme të bashkëpunimit ekonomiko-shoqëror dhe kulturor. Resurset natyrore dhe humane kanë krijuar kushte optimale për popullimin human dhe zhvillimin ekonomiko-shoqëror që në antikitet.

Deri në vitin 1912 gjeohapësira Korce-Manastir-Kostur bënte pjesë në Sanxhakun e Korçës dhe Manastirit te Vilajetit te Manastirit.

Pas shkatërrimit të Voskopojës (1769-1779) dhe shembjes së Pashallëkut të Janinës (1822) nisi të zhvillohej me shpejtësi tregu i Korçës në Shqipërin Juglinore. Deri në shpalljen e pavarësisë, lidhjet kryesore ekonomike Korça i mbante me Manastirin, Selanikun dhe Janinën. Në shekullin e XIX Korça u bë një “depo” (magazinë) e Stambollit, Manastirit, Ohrit dhe Janinës në përhapjen e mallrave industriale europiane dhe atyre koloniale në të gjithë rajonet e Shqipërisë Juglindore. Ky zhvillim i shpejtë shkruan albanologu austriak G.Hann u ndihmua nga pozita gjeografike e këtij qyteti i cili ndodhej në një kryqëzim rrugësh të rëndësishme që lidh viset e Adriatikut me ato të detit Egje (S.Frashëri-Kamus Ul Alam, vëll. V, faqja 3919). Në vitin 1888, Korça kishte mbi 700 dyqane dhe punishte, pazari i së cilit ishte i lidhur me një zonë të gjerë dhe të pasur në kufijtë e mbi 56 fshatrave të Sanxhakut e më gjerë. Në pazarin e madh të Korçës vinin për të blerë e shitur mallra tregtar nga Kosturi, Prespa, Selaniku, Manastiri e Përlepi (Thimi Mitko-Revista “Flamuri i Arbrit” viti 1884 numri 9 faqe 10). Një formë e njohur e tregtisë me shumicë e pakicë e zhvilluar me sukses në Rajonin Juglindor por edhe në gjithë hapësirën Shqiptare gjatë shekullit XIX ishte ajo e panaireve që zhvilloheshin çdo vit. Panairi më i rëndësishëm në këtë periudhë ishte ai i Shën Naumit, pranë Pogradecit. Në rrugën që bashkon Korçën me Manastirin buzë liqenit të Ohrit, pranë Manastirit të Shën Naumit organizohej një panair i madh që hapej çdo vit me 23 Dhjetor me rastin e Krishlindjeve. Në panairin e këtij Manastiri takoheshin pelegrin të ndryshëm dhe tregtar nga Korça, Pogradeci, Ohri, Resnja, Manastiri, Kosturi si dhe nga viset e tjera shqiptare. Në këtë panair mblidheshin 5000-8000 pelegrin e tregtar. Në kuadrin e ndarjes shoqërore të punës specializimit dhe shkëmbimit të mallrave një vend të posaçëm zinin panairet e Strugës, Ohrit, Manastirit etj të cilët ishin të lidhur ngushtë me  tregjet e Shqipërisë së Mesme (Elbasan, Durrës etj) që shërbenin si kryeurë ndërlidhëse me botën tregtare të Adriaikut.  Organizimi i këtyre panaireve deri në fillim të shekullit të XX ishte një nevojë ekonomike dhe një formë e përshtatshme e shkëmbimit të mallrave në rrugën e krijimit të tregut mbarëkombëtar. Kufijtë politik të vendosur pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër në 1913 ndanë arbitrarisht hapësirën e komunikimit , tregjet tradicionale shqiptare dhe ekosistemet natyrore.  Për rrjedhojë territoret kufitare mbetën në periferi të zhvillimeve ekonomike kombëtare. Këto zona reflektojnë prapambetje në raport me Rajonet Qendrore, rezonanca e të cilëve ka qenë e dobët dhe e papërfillshme në periferi. Ne këto rrethana, faktorët gjeografik, politik, ekonomik dhe social e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin ndërkufitar për të valorizuar më mirë resurset natyrore dhe humane të këtyre zonave ndërkufitare.

Deri në vitin 1990 vendet kufitare me Shqipërinë, ish-Jugosllavia dhe Greqia aplikonin dy modele ekonomike: vetë-administrimin jugosllav, një sistem hibrid i ekonomisë socialiste dhe modelin e ekonomisë së tregut që aplikohej në Greqi. Veçoritë specifike gjeografike dhe strukturat ekonomike rajonale te prapambetura te zonave kufitare nuk favorizonin shkëmbimet tregtare brenda dhe jashtë vendit. Një nga këto veçori gjeografike ishte mungesa e qendrave te banimit.  Dobësia ekonomike e zonave kufitare ishte rrjedhojë e situatës gjeo-politike ne Europën Juglindore. Frika e brendshme dhe kërcënimet ushtarake nga lindja ishin motive psikologjike në de-popullimin dhe rënien ekonomike të zonave kufitare. Ne gjysmën e dyte te shekullit XX zonat periferike ndërkufitare mbeten te militarizuara te c`populluara dhe te pa zhvilluara. Nga ana tjetër vërehet një zhvillim i biodiversitetit dhe për pasoj u krijua një gjeo-hapësirë e cila u quajt “Brezi i Gelber” i Evropës. Gjeo-hapësira Korçë – Kostur – Manastire është pjese e segmentit ballkanik te “Brezit te Gjelbër”

 

  1. Potenciali i trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

 

E gjithë hapësira ndërkufitare Korçë-Manastir-Kostur integrohet mbi potencialin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të krijuar në shekuj rreth liqenit të Ohrit dhe të Prespës të cilët përbëjnë bërthamën e identitetit rajonal. Kjo gjeo-hapësirë ndërkufitare ka një diversitet të larmishëm të peizazhit natyror si: peizazhe liqenore, bregliqenore, fushore, kodrinore, malore etj, që në të tre shtetet kufitare oferta natyrore është e ngjashme dhe historikisht ka krijuar kushte optimale për jetën dhe aktivitetin ekonomik të njeriut. Pozita gjeografike e këtij rajoni ndërkufitar ka rëndësi të madhe gjeoekonomike, gjeopolitike e gjeostrategjike sepse nëpër këtë rajon po ndërtohet gaz-sjellësi TAP, Korridori i VIII-te, magistrali Korçë-Kostur-Selanik dhe në të ardhmen mund dhe duhet të riaktivizohet arteri Manastir-Korçë-Konicë-Janinë-Gumenicë. Këto vepra infrastrukturore do të favorizojnë lidhjet e detit Adriatik me detin Egje dhe detin Jon me pjesën qendrore të gadishullit të Ballkanit. Në zonën ndërkufitare Korçë-Manastir-Kostur janë përcaktuar disa zona të mbrojtura të cilat në hierarki vijojnë si më poshtë: Rezerva Ndërkombëtare e Biosferës” Ohër-Prespë. Parku kombëtar i Prespës, Parku kombëtar “Bredhi i Drenovës” dhe Parku kombëtar i Shebenikut, në pjesën Shqiptare. Parku kombëtar i Prespës, i Pelisterit dhe i Galiçicës në pjesën e Maqedonisë së Veriut. Parku kombëtar “Drimos”, i Prespës (Qarku i Follorinës) dhe Parku kombëtar i “Miqësisë” në zonën malore midis Nestorias e Peflas rreth 25 km në veri të Kosturit (Greqi). Në zonat e mbrojtura bëjnë pjesë edhe peizazhi i mbrojtur i Pogradecit (Shqipëri).        Rezerva Ndërkombëtare e Biosferës Ohër-Prespë përfshinë pjesën Shqiptare dhe Maqedonase të basenit të liqeneve të Ohrit dhe të Prespës. Brenda kufijve të RNB-OP ndodhen dy parqe kombëtare të Maqedonisë; Galiçica dhe Pelisteri si dhe parku kombëtar i Prespës në Shqipëri. Sipërfaqja totale e rezervatit arrin në 446.224 ha ose 44462.24 km2. Ohri dhe dy liqenet e Prespës konsiderohen si thesare natyrore dhe kulturore të Ballkanit. Në këtë rajon gjenden një shumicë speciesh endemike të cilat hasen vetëm këtu. Liqenet e Prespës janë njohur si “Ligatina me Rëndësi Ndërkombëtare” nga Konventa e Ramsarit, meqenëse në to dimërojnë dhjetëra mijëra shpendë migratorë nga rajoni paleoarktik. Liqenet e Prespës strehojnë një koloni të përzierë të Pelikanit Kacurel dhe atij të Bardhe, të cilët konsiderohen të rrezikuar në nivel botëror. Në pjesën shqiptare të zonës ndërkufitare Korçë-Manastir-Kostur ndodhen një mori gjeomonumentesh të cilat kanë vlera turistike si: Guri i Kamjes, gadishulli i Linit, ishulli i Maligradit, Guri i Capit, Çardaku i Moravës si dhe mjaft shpella karstike të cilat kanë vlera didaktike dhe konsiderohen si laborator të vërtetë natyror të zhvillimit të proceseve gjeologjike, gjeografike, kimike e fizike. Shpellat kryesore janë shpella e Trenit e cila ndodhet te Gryka e Ujkut në hyrje të liqenit të Prespës së Vogël, shpella e Radokalit, shpella e Memlishtit etj. Kjo zonë dallohet edhe për një seri hidromonumenteshi si burimet e Drilonit, Burimet e Tushemishtit, burimet e Polenës, burimet e Progrit etj. Një interes te veçantë paraqet zgavra ë Zaverit e cila realizon komunikimin e liqenit të Prespës me atë të Ohrit në rrugë nëntokësore. Ajo ka vlera të veçanta shkencore e turistike. Peizazhi i kësaj zone ndërkufitare (pjesa Shqiptare) është produkt i bashkëpunimit njeri mjedis që prej shtatëmijë-tetëmijë vjet më parë, në periudhën e Neolitit. Që në prehistori peshkimi, gjuetia dhe bujqësia kanë qenë aktivitetet kryesore ekonomike. Edhe në ditët tona këto aktivitete njerëzore si dhe turizmi vazhdojnë të modelojnë peizazhin. Trashëgimisë kulturore përbëhet nga monumentet e kulturës, piktura dhe skulptura, veprat arkitektonike si dhe mjaft objekte të kulturës materiale, arkeologjike dhe historike. Zona në studim trashëgon një pasuri të madhe me vlera të veçanta të kulturës materiale, shoqërore, shpirtërore dhe artistike në fushat e arkeologjisë, etnologjisë etj, disa prej të cilave janë shndërruar në atraksione turistike. Vendbanimet e hershme prehistorike janë dëshmi të popullimit të hershëm të rajonit. Në këtë zonë që në vitin 1948 është zbuluar kultura prehistorike e Maliqit si dhe vendbanimi i fshatit Zagradec në gadishullin e Linit. Ndër monumentet arkitekturore interes të veçantë kanë varrezat e Selës së Poshtme, rreth 14 kala të cilat datohen si prehistorike, të antikitetit dhe mesjetës. Vend të veçantë me vlera shkencore kulturore dhe turistike zë Voskopoja e cila ka njohur një lulëzim dhe qytetërim të zhvilluar sidomos në shekullin XVIII. Në zonën Greke të hapësirës ndërkufitare peizazhet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore janë të integruara në rrjetin “NATURA-2000” (Kostur), në Parkun Kombëtar të Prespës dhe në rrethet e Follorinës. Ndër monumentet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rrjetit “Natura-2000” janë: Liqeni i Kosturit i cili është një nga më të bukurit në Ballkan, i cili dallohet për biodiversitetin. Shpella e Dragoit e cila është e dekoruar bukur me stalaktite dhe stalakmite, dhe ndodhet vetëm 4km larg nga Kosturi. Qendrat turistike natyrore në malin Gramoz dhe Bici ku janë ndërtuar dhe pista skijimi. Qendra e vendbanimit prehistorik me kasolle Palafite.(Kostur). Kalaja mesjetare në pjesën e sipërme të qytetit. Manastiri i Shën-Marinës. Akuariumi mjaft i pasur me specie ujore etj. Parku kombëtar i Prespës (Greqi) si i gjithë liqeni shquhet për biodiversitetin ku mund të përmenden kolonitë e pelikanëve, shumëllojshmëria e peshqve etj. Në Prespë gjenden 2 nga 7 llojet e pelikanëve që njihen në botë të cilat llogariten në rreth 114 çifte nga rreth 1300 çifte që ka në botë. Në parkun e Prespës gjenden rreth 1400 lloje speciesh bimore ose 25% e llojeve të specieve në gjithë Greqinë. Nga 420 lloje shpendësh që ka Greqia 260 prej tyre gjenden në parkun e Prespës. Në lartësitë e maleve përreth parkut rritet Shqiponja e Artë. Në zonën e Maqedonisë së Veriut të hapësirës ndërkufitare dallohet për vlerat e trashëgimisë natyrore dhe kulturore Ohri dhe Liqeni, të cilët përkatësisht në vitin 1978 dhe 1980 u pranuan në UNESCO si sit i Trashigimisë Botërore. Në këtë gjeo-hapësirë midis Ohrit dhe Prespës së Madhe ndodhet Parku Kombëtar i Galiçicës. Ndër objekte të trashëgimisë kulturore, qendrat më të rëndësishme janë Manastiri i Shën Naumit, teatri antik i Ohrit, kalaja ilire e qytetit si dhe qendrat turistike e Strugës Ragozda, Peshtani, etj. Midis Peshtanit dhe Shën Naumit në liqen është ndërtuar fshati prehistorik me kasolle Palafite i cili dëshmon lashtësinë e popullimit human të këtij rajoni.

 

  1. Krijimi i Zonava Ndërkufitare, si hap i rëndësishëm për formimin e “Eurorajonit Ohër-Prespë”

 

Pas ndryshimeve politike të viteve 1990 midis Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut ka filluar bashkëpunimi në drejtim të krijimit të zonave ndërkufitare, bazuar në trashëgiminë e zhvillimit të zonës, ekzistencës së objekteve ujore të përbashkëta si basenet e Liqenit të Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël, zonës së Brezit të Gjelbërt dhe ekosistemeve unikale. Fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit në zonat ndërkufitare janë mbrojtja dhe menaxhimi i burimeve natyrore, turizmi, agroindustria, tregtia, edukimi dhe shkenca.  Qe ne vitin 1956 u vendosen kontaktet e para për “Çështje të menaxhimit të ujërave” midis Shqipërisë dhe Maqedonisë për te cilat u nënshkrua një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë se atëhershme. Bashkëpunimi midis Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë se Veriut, pavarësisht dallimeve politike ka qenë në qendër të vëmendjes në negociatat pas vitit 1990. Fillimisht të tre shtetet gjetën rrugën e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit në kufijtë e përbashkët. Në vitin 2002 me bashkëpunimin e tre shteteve u krijua Parku Ndërkombëtar i Prespës, ndërsa më 2004 u nënshkrua marrëveshja midis Shqipërisë dhe Maqedonisë për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm te liqenit te Ohrit dhe të pellgut të tij ujëmbledhës.

Ne vitin 2012 te tre shtetet nënshkruan Deklaratën per krijimin e “Rezervës Ndërkufitare te Biosferës” Ohër – Prespe. Harta e “Rezervës Ndërkufitare te Biosferës”përfshinë një zone transitore të gjerë në të tria vendet. Në këto zona ndërkufitare ka filluar të funksionojë një strategji e përbashkët e zhvillimit territorial e shprehur në krijimin e një strukture të përbashkët, legale, pjesëmarrja e komuniteteve në bashkëpunimin mes bizneseve, universiteteve, sektorit të kulturës etj.  Aktualisht janë zyrtarizuar dy zona ndërkufitare: Parku Ndërkombëtar i Prespës dhe Parku Ndërkombëtar i Ohrit, si dhe Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Ohër –Prespë e cila është zona me sipërfaqe më të madhe. Krijimi i parkut ndërkombëtar të Prespës është mbështetur në vullnetin politik  të tre shteteve ndërsa Rezerva Ndërkufitare e Biosferës ka gjetur mbështetje nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut por duke lënë të hapur rrugën për mbështetjen edhe nga Greqia. Në vitet 2004-2005 u hodh ideja për krijimin e një Eurorajoni midis Shqipërisë-Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ide ende nuk ka arritur të konkretizohet. Megjithatë deri tani të tre shtetet kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së burimeve natyrore në kufijtë përkatës.

 

Si prioritet i zhvillimit në Eurorajonin Korçë-Manastir-Kostur mund dhe duhet të jetë ngritja e “Distriktit të Industrise së Turizmit”.

Peizazhi gjeografik i hapësirës ndërkufitare i pasur me produkte Ekoturistike dhe Etnokulturore përbën ofertën për zhvillimin e turizmit liqenor, malor, kulturor etj si alternativa për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Eurorajonit. Qendrat turistike të Pogradecit, Korçës, Voskopojës, Dardhës, Vithkuqit, Pustecit etj. në Shqipëri. Qendrat e Prespës, Kosturit e Follorinës në Greqi dhe Ohrit, Strugës, Peshtanit, Shën Naumit, Manastirit, Resnjes etj. në Maqedoninë e Veriut, përbëjnë një mbështetje dhe referim në rrugën e ngritjes së Distriktit të Industrisë së Turizmit. Në hartimin dhe implementimin e këtij projekti duhen të tërhiqen institucione shkencor, ekonomike e financiare, kulturore etj, bazuar në vullnetin politik të bashkëpunimit midis tre shteteve, krijimit të Asamblesë Parlamentare dhe të Sekretariatit të Përgjithshëm të Eurorajonit të ardhshëm. Për të arritur avantazhet krahasuese duhet të krijohet identiteti apo imazhi i zonave ndërkufitare, specializimi i tyre mbi bazën e ndarjes shoqërore të punës. Në këtë rrugë nëpërmjet zhvillimit komplementar shkëmbimit dhe shpërndarjes së produkteve pa pengesa doganore do të mund të sigurohet Zhvillimi i Qëndrueshëm i hapësirës ndërkufitare Korçë-Manastir-Kostur.

 

 

 

 

 

 

 

Harta e Parkut Kombëtar të Pr