Prof.Dr. Alqi Naqellari: Kapitalizmi i dështuar Perëndimor pas Covid-19

91

Si reflektohet në ekonominë shqiptare modeli i ri i kërkuar i kapitalizmit perëndimor?

 

Për modelin e ri të kapitalizmit, (teorikisht), ka pak ose aspak diskutime, ka vetëm ca përkthime dhe përshtatje. Mendime origjinale nuk ka. Ekonomistët që dalin në televizion, militantë dhe partiakë më së shumti merren me sistemin e taksimit, janë më mirë taksat e sheshta apo taksat progressive, vidhet apo nuk vidhet me PPP,  a është moda e fundit e vjedhjes me arbitrazhe apo jo, a ja vlejnë koncesionet, kujt i hynë në punë rruga Milot-Fier, kush fiton nga mungesa e shtetit ligjor etj, etj, … Një farë takëmi diskutojnë për turizmin pa ditur fare çfarë është turizmi. Kërkush nuk diskuton për themelin e sistemit ekonomik shqiptar, për raportet e pronësisë, për degën kryesore që duhet të ketë ekonomia shqiptare për 100 vitet e ardhëshme, për degët ndihmëse e plotësuese që duhet ta mbështesin atë. Arsyet pse nuk bëhen këto diskutime janë të shumta, mungesa e njohurive do thoshja por më e rëndësishmja është se askujt, as njerës prej partive politike nuk i interesojnë diskutime të tilla. Këto diskutime nxjerrin zbuluar objektivat e tyre për fushatën elektorale.Të flasësh për karburantet, për kromin, për serën, për hekur-nikelin është herezi, dhe kjo herezi kalon në ekstrem, kur thuhet të shtetëzohen dhe të mos abuzohet me këto pasuri të parikuperueshme.

Koha e koronavirusit covid-19 tregoi se degët kryesore ku mbështetej ekonomia shqiptare ishin këpucaritë, rrobaqepësitë dhe telefonia (call-center). Me një shtrirje të gjerë ishin kafenetë, restorantet, ishte sektori i shërbimeve (hoteleve dhe moteleve), pra përgjithësisht sektori i mallrave të pa tregëtueshme. Kështuqë nuk ka çfarë të diskutojnë ekonomistët militantë, me pak njohuri në fushën e ekonomiksit, ata do të vazhdojnë me turizmin, të bëjnë thirje për investimet e huaja, të bëjnë thirje për të rritur konsumin e të tjera të kësaj natyre. Ata me krenari do vazhdojnë të flasin për ulje të normës së papunësisë, në një kohë që Shqipëria po boshatiset përditë e më shumë prej largimit të moshës së re.

Në këtë mënyrë ky artikull, ku unë ju referohem personaliteteve ndërkombëtarë duke dhënë edhe mendimet e mia, më shumë i përket anës teorike për Shqipërinë, sesa zbatimit praktik. Në këtë lloj kapitalizmi, alla shqiptarçe, nuk ka vend për revolucionin e 4 industrial, nuk ka nevojë për teknologji informacioni, nuk ka nevojë për inteligjencë artificiale, për automatizim e për robotizim. Në këtë sistem ka nevojë për të pasur Universitete vetëm për kamarier dhe guzhinier, sepse kimistët, inxhinierët, fizikantët, agronomët, zooteknikët, infermierët, mjekët etj, nuk i hyjnë në punë kurrkujt. Të gjithë duan të largohen. Struktura e sistemit ekonomik shqiptar ka stimuluar largimin e rinisë jashtë vendit duke mbyllur çdo perspektivë të zhvillimit social-ekonomik.

Europa dhe SHBA janë të shqetësuara për ecurinë e sistemeve të tyre ekonomike, për ekonomitë dhe për të ardhmen e popujve të vendeve të tyre.Vazhdimisht problemet dhe shqetësimet e tyre trajtohen në Forumet ndërkombëtare ekonomike. Një nga më të rëndësishmit është  edhe “Manifestimi Davosit” ku dalin në pah arritjet, problemet dhe përcaktohen objektivat për të ardhmen. Për mendimin  tim, Davosi nxjerr në shesh më shumë probleme sesa nxjerrin në shesh Takimet e G7 apo G28, apo të provokuara nga FMN, BERZH etj.

Në vitet e fundit është vërejtur diferencimi i dukshëm midis Lindjes dhe Perëndimit. Lindja e Largët po përparon me ritme rritjeje të shpejta , ndërsa BE dhe SHBA ose kanë qenë në staniacion ose kanë ritme simbolike rritjeje.

Koronavirus Covid-19, nxorri në pah gjithë dobësitë e sistemit ekonomik të BE dhe SHBA. U përcaktua qartë dallimi midis dy sistemeve, Sistemit të Kapitalizmit të tregut (social = disa vende) të BE, sistemit të kapitalizmit neoliberal të tregut të SHBA-së dhe Sistemit të Ekonomive Mikse të Lindjes. Konkluzioni, BE-SHBA në staniacion, ndërsa vendet e Lindjes kanë rritje ekonomike.

            Nga Davos 2018 në Davosin e 2020.

Në takimin e 2018 në Davos, periudhë kur nuk ishte shfaqur koronavirusi covid-19, bota shihej si e copëtuar dhe mbi këtë botë të copëtuar synohej të “krijohej një e ardhme e përbashkët”. E ardhmja e përbashkët shikohej në sigurinë ndërkombëtare, ekonominë globale dhe mjedisin.

Një problem shqetësues, që doli në këtë takim ishte edhe “ndarja brenda vetes  dhe midis vendeve”. “Ndarjet brenda vetes” … shpesh janë shkaktuar nga prishjet e kontratës sociale si rezultat i dështimit për të mbrojtur shoqëritë nga ndikimet transformuese dhe një sërë goditjesh, nga globalizimi në përhapjen e mediave sociale dhe lindja e Revolucionit të katërt industrial. Së bashku, këto tronditje kanë shkaktuar humbje të besimit në institucione dhe kanë dëmtuar marrëdhëniet midis biznesit dhe shoqërisë”

Si kuptohet dhe pse ka ndodhur kjo ndarje brenda vetes? Kjo ka ndodhur nga prishja e kontratës sociale midis shoqërisë shtetit dhe biznesit. Globalizimi, teknologjia e informacionit krahas pasojave pozitive kanë pasur edhe pasoja negative në shoqëri. Janë thelluar më tej kontraditat midis punës dhe kapitalit, midis punonjësve dhe biznesit, midis punonjësve dhe shtetit ndaj të cilit ka filluar humbja e besimit.

Ja si është shprehur Profesor Klaus Schëab, Founder and Executive Chairman, Ëorld Economic Forum.-Themeluesi dhe Kryetari Ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror(2018). “Bota jonë është bërë e copëtuar nga rritja e konkurrencës midis kombeve dhe ndarjeve të thella brenda shoqërive. Megjithatë, shkalla e sfidave me të cilat përballet bota jonë, e bën veprimin e bashkërenduar, bashkëpunues dhe të integruar më thelbësor se kurrë. Takimi ynë Vjetor ka për qëllim të kapërcejë këto linja faji duke ripohuar interesat e përbashkëta midis kombeve dhe duke siguruar angazhimin e shumë palëve për rinovimin e kontratave sociale nëpërmjet rritjes gjithëpërfshirëse”,  “Pagat duhet të jenë më në përputhje me krijimin e vlerës së përbashkët afatgjatë.”

Së pari, krijimi i një indeksi që mat “krijimin e vlerës së përbashkët” duket i arsyeshëm. Qëllimi? Të arrini në mënyrë më efektive qëllimet “mjedisore, sociale dhe qeverisëse” (ESG). Një iniciativë në këtë drejtim tashmë është duke u zhvilluar, e mbështetur nga firmat e kontabilitetit  Big Four, si dhe nga presidenti i Këshillit të Biznesit Ndërkombëtar, Banka e Amerikës dhe CEO i tij, Brian Moynihan.

Masa e dytë që duhet të rregullohet, është kompensimi ekzekutiv. Me modelin e ri të kapitalizmit të palëve të interesuara, pagat duhet të jenë më në përputhje me krijimin e vlerës së përbashkët afatgjatë. Prandaj, drejtuesit e biznesit kanë një mundësi madhore. Duke i dhënë kuptim konkret kapitalizmit të palëve të interesuara, ata mund të tejkalojnë detyrën e tyre ligjore dhe t’u përgjigjen nevojave të qarta të një kompanie që vazhdon të kërkojë”.

Nga analiza shihet qartë se konkurenca e gjithëanëshme në kuadrin e globalizmit ka thelluar ndarjen brenda vendeve dhe ndarjen midis vendeve. Schëab thekson se ka ardhur koha e një kontrate të re sociale ku ti jepet prioritet punëtorit, që ai e quan rritje gjithëpërfshirëse. Duke u nisur nga “kapitalizmi palëve të interesuara” ai rihedh tezën, që është më e diskutueshme se asnjëherë në qarqet ekonomike të botës për formën e re të kapitalizmit  “Pagat duhet të jenë në përputhje me krijimin e vlerës së përbashkët afatgjatë”. Pra Klaus Schëab ka prekur pikën e dobët të sistemit kapitalit- kontraditën midis punës dhe kapitalit- raportin midis punës së domosdoshme dhe mbipunës, raportin e mbivlerës ndaj vlerës, të fitimit ndaj pagave. Ai flet me gjuhë dhe koncepte të shekullit të XXI, dhe jo me gjuhën e Marksit, por që në fund të fundit shprehin të njëjtën gjë, masën e shfrytëzimit të klasës punëtore.

Në këtë forum u kërkua që të krijohej një qëndër rajonale për krijimin e një netëork të Revolucionit të 4 industrial synimi i të cilit do të ishte:

= Bashkërendimi politikave për përshtatjen e teknologjive të reja.

=Identifikimi akseleratorëve  të konkurrencës dhe novacionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor me synim që të bëhet pjesë e rrjetit Global përmes platformës Forumi Ekonomik Botëror.

=Krahas tyre doli problemi sigurimit kibernetik dhe lufta kundër korupsionit e forcimit të shtetit ligjor. Çfarë u bë nga ky takim në takimin tjetër? Nuk u bë asnjë gjë thelbësore. Koronavirusi pati ndikimin e tij që theu çdo plan dhe parashikim. Synimet  dhe konsideratat e Schëab momentalisht kanë mbetur thjesht në teori, pasi nuk kemi parë ndonjë aplikim të tyre.

Më tej ne do shikojmë sesi i diferencon ai tre llojet e kapitalizmit.

Duke folur për kapitalizmin e kohës sonë Schëab argumentoi se ekzistonin vetëm tre alternativa:

=kapitalizmi i aksionerëve,

=kapitalizmi i shtetit(shtetëror) dhe

=kapitalizmi i palëve të interesuara.

Kapitalizmi aksioner dhe kapitalizmi shtetëror, sipas tij, tani janë të dydroga politike. Pra, argumenton Schëab, alternativa e vetme është kapitalizmi i palëve të interesuara. Po si replikon ekonomisti tjetër(S.D)duke përdorur fjalët e Peter Drucker me Schëab? Duke zgjedhur kapitalizmin e palëve të interesuara, Schëab humbi një mundësi më të mirë: kapitalizmin e klientit. Firmat më të suksesshme sot janë ato që ndjekin atë që Peter Drucker shumë kohë më parë e pa “Veriun e vërtetë” për një korporatë: “ekziston vetëm një qëllim i vlefshëm i një korporate: të krijojë një klient”. Gjenerimi i vlerës së freskët për klientët është guri themelor për gjenerimin e përfitimeve për të gjithë palët e interesuara. Për të qenë të sigurt, Drucker gjithashtu pa që kishte shumë gjëra të tjera për të cilat firmat duheshin kujdesur, duke përfshirë sigurinë, integritetin, ligjshmërinë, qëndrueshmërinë dhe vendet frymëzuese të punës, por qëllimi kryesor, -raison d’etre- i firmës, i cili është gjithë forca e një firme, duhet të mbështesin një mendim të vetëm, nëse firma për të mbijetuar, është e aftë të krijojë klientë”. Shkurt fare, a del me fitim sepse klient do thotë shitje dhe shitje do thotë fitim.

Ja si shprehet më tej Steve Denning. Senior Contributor.Leadership Strategy për “kapitalizmin e klientit” krahas kapitalizmit të palëve të interesuara.“As kapitalizmi i klientit nuk është sekret. Për ata që kanë sy për të parë, është aq e thjeshtë sa dita. Firmat më të suksesshme sot janë ato që ndjekin atë që Peter Drucker kohë më parë e shihte si “Veriun e vërtetë” për një korporatë: krijimin e vlerës për klientët. Bërja e parave për vetë firmën dhe aksionarët e saj është rezultat i shpërndarjes së vlerës për klientët, jo qëllimi. Gjenerimi i vlerës së freskët për klientët është baza për gjenerimin e përfitimeve për të gjithë aktorët, jo anasjelltas”.

Autorë të tjerë  teorinë e kapitalizmit të palëve të interesuara e kanë quajtur “organizata të kazanëve të plehrave”. Kësaj teorie do t’i kushtojmë një shkrim më vete sepse është shumë interesante dhe ka shumë kundërshtarë. Sa për kuriozitet, kapitalizmi i palëve të interesuara nuk është një ide e re. Ajo u hodh nga klasiku i menaxhimit të vitit 1932, (Korporata Moderne dhe Prona Private) Adolf A. Berle dhe Gardiner C. Means.

Ideja ishte që firmat publike duhet të kenë menaxherë profesionistë të cilët do të ekuilibronin pretendimet e palëve të ndryshme të interesit, duke marrë parasysh politikat publike. Për 40 vitet e ardhshme, ishte qasja e përgjithshme e biznesit të madh në Sh.B.A.

Për të ka folur që në shtator 1970 në Neë York Times edhe fituesi i ardhshëm i Çmimit Nobel në Ekonomi, Milton Friedman-i, i cili ishte nga ana tjetër një përgjigje ndaj konfuzioneve të kapitalizmit të palëve të interesuara. Drejtuesit e biznesit që ndiqnin qëllime të tjera përveç fitimit të parave ishin, theksonte Friedman, “kukulla të padëshiruara të forcave intelektuale që kanë minuar bazën e një shoqërie të lirë këto dekadat e fundit”.

Ja s i është shprehur dy vite më vonë, Profesor Klaus Schëab, (20.12.2019).

Scëhab thekson 3 probleme A.B dhe C.

“A. Qëllimi i një kompanie është të angazhojë të gjithë aktorët e saj në krijimin e vlerës së përbashkët dhe të qëndrueshme. Në krijimin e një vlere të tillë, një kompani u shërben jo vetëm aksionerëve të saj, por të gjithë aktorëve të saj të interesuar – punonjësve, klientëve, furnitorëve, komuniteteve lokale dhe shoqërisë në përgjithësi. Mënyra më e mirë për të kuptuar dhe harmonizuar interesat divergjente të të gjithë aktorëve është përmes një angazhimi të përbashkët për politikat dhe vendimet që forcojnë prosperitetin afatgjatë të një kompanie”.

Shikoni me vëmëndje shtrirjen e konceptit të “kapitalizmit të palëve të interesit”.Sipas tij qëllimi i një kompanie është që “kompania të krijojë një vlerë të përbashkët dhe të qëndrueshme” dhe duke krijuar këtë ajo ju shërben njëkohësisht pronarëve aksionerë, dhe gjithë grupeve të lidhura më firmën, palëve të interesuara.Veç kësaj ai kërkon edhe pjesëmarrjen e palëver në hartimin e politikave ku ka edhe interesa të kundërta. Sa cituam më lartë mund të themi se logjika e Schëab-es injoron objektivin e firmës “ maksimizimin e vlerës së aksioneve, ose maksimizimin e fitimit”. Asnjë firmë nuk punon për vlerë të përbashkët, por vetë prodhimi ka karakter shoqëror.Ky karakter shoqëror nuk presupozon edhe karakter shoqëror në shpërndarje, por në kapitalizëm kemi natyrë private të shpërndarjes sepse në themel të këtij sistemi është prona private dhe inisiativa e lirë. Konceptet e tij janë koncepte të lidhura me menaxhmentin, ku pjesa e fundit është shprehje përgjithësisht e menaxhmentit Lindor-Japonez.Tiparet dhe karakteristikat e Menaxhmentit të Lindjes së Largët(Japonez), ndryshojnë shumë nga ai Perëndimor, por kjo nuk do thotë se kjo përbën bazën e ndryshimit të sistemeve të tyre. Këtu ndryshon raporti midis pronarit dhe punonjësit, sepse të dy sistemet mbështeten në pronën private mbi mjetet e prodhimit.

“Pse na duhet ‘Manifesti Davos’ për një lloj më të mirë të kapitalizmit

  1. Një kompani u shërben klientëve të saj duke ofruar një propozim vlere që plotëson më mirë nevojat e tyre. Ajo pranon dhe mbështet konkurrencën e ndershme dhe një fushë të barabartë loje. Ka tolerancë zero ndaj korrupsionit. Ai mban të besueshëm ekosistemin dixhital në të cilin ai operon.Kjo i bën klientët plotësisht të vetëdijshëm për funksionalitetin e produkteve dhe shërbimeve të tij, përfshirë implikimet e pafavorshme ose efektet e jashtme negative”.

Schëab në këtë përcaktim nuk shikon ndonjë kontraditë midis shitësve dhe blerësve interesat e të cilëve sa i përket çmimeve janë të ndryshme. I pari e shikon çmimin si instrument që të mbulojë koston dhe të rezuktojë me fitim, ndërsa i dyti e shikon në realizimin e maksimumit të dobisë së tij. Kështuqë vlera e propozuar nuk është thjesht në dorën e pronërëve por varet nga kostoja e cila nga ana e saj varet nga shkalla e arritjeve teknologjke dhe dhjetra faktorëve të tjerë të jashtëm dhe të brendshëm.

  1. “Një kompani i trajton njerëzit e saj me dinjitet dhe respekt. Ajo nderon diversitetin dhe përpiqet për përmirësime të vazhdueshme në kushtet e punës dhe mirëqenien e punonjësve.Në një botë me ndryshime të shpejta, një kompani nxit vazhdueshmërinë e punësimit përmes ngritjes në detyrë dhe rimbushjes në vazhdim.

iii Një kompani i konsideron furnitorët e saj si partnerë të vërtetë në krijimin e vlerës. Ai siguron një shans të drejtë për hyrësit e rinj në treg. Ai integron respektimin e të drejtave të njeriut në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

iv Një kompani i shërben shoqërisë në përgjithësi përmes aktiviteteve të saj, mbështet komunitetet në të cilat punon dhe paguan pjesën e saj të drejtë të taksave. Siguron përdorimin e sigurt, etik dhe efikas të të dhënave. Ai vepron si kujdestar i universit mjedisor dhe material për brezat e ardhshëm.Ajo mbron me vetëdije biosferën tonë dhe përkrah një ekonomi rrethore, të përbashkët dhe rigjeneruese. Zgjeron vazhdimisht kufijtë e dijes, inovacionit dhe teknologjisë për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve”.

Të gjitha këto pika(ii, iii, iv) që përmend Schëab janë të lidhura me rolin e menaxhimit dhe marketingut dhe nuk paraqesin ndonjë ide të re sa i përket natyrës së kapitalizmit të lidhur me shpërndarjen.

  1. “Një kompani u siguron aksionerëve të saj një kthim të investimit që merr parasysh rreziqet e ndërmarrësisë të shkaktuara dhe nevojën për inovacion të vazhdueshëm dhe investime të qëndrueshme. Ajo me përgjegjësi menaxhon krijimin e vlerës afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë në ndjekje të të ardhurave të qëndrueshme të aksionerëve që nuk sakrifikojnë të ardhmen për të tashmen”.

Synimi kompanisë janë të ardhurat e qëndrueshme të aksionerëve, kthimi i sigurtë nga investimet, dhe në funksion të tyre shikohen interesat e palëve të interesit.Pra sipas Schëab, primar këtu është fitimi, pavarësisht se është shprehur me fjalë më të buta.

Sqarojmë konceptin “vlerë” sepse shumë njerëz nuk ja kanë idenë këtij koncepti. Ata e ngatërojnë me dobinë e mallit, duke thënë se ky mall ka vlerë, ka vlerë të vogël, ose ka vlerë të madhe, është i vlefshëm etj, etj. Vlera nuk është e lidhur me dobinë. Vlera shpreh punën shoqërisht të domosdoshme për prodhimin e njësisë së mallit. Dhe puna shoqërisht e domosdoshme(fuqia punëtore) ka çmim, që shprehet në para. Ndërsa dobia nuk vlerësohet në para, vlerësohet me njësi dobie pasi është një koncept abstrakt. Ajo as nuk matet dhe as nuk peshohet por me mall të dobishëm kuptojme thjeshte një mall që na plotëson një dëshirë, na jep kënaqësi apo na plotëson një nevojë.

  1. Një kompani është më shumë sesa një njësi ekonomike që gjeneron pasuri. Ai përmbush aspiratat njerëzore dhe shoqërore si pjesë e sistemit më të gjerë shoqëror. Performanca duhet të matet jo vetëm nga kthimi tek aksionarët, por edhe nga mënyra se si ajo arrin objektivat e saj mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes së mirë. Shpërblimi ekzekutiv duhet të pasqyrojë përgjegjësinë e palëve të interesuara.
  2. Një kompani që ka një fushë veprimtarie shumëkombëshe jo vetëm që u shërben të gjithë atyre palëve të interesit që janë të angazhuar drejtpërdrejt, por vepron vetë si një palë e interesuar – së bashku me qeveritë dhe shoqërinë civile – të së ardhmes sonë globale. Qytetaria globale e korporatave kërkon që një kompani të shfrytëzojë kompetencat e saj thelbësore, sipërmarrjen e saj, aftësitë dhe burimet përkatëse në përpjekjet bashkëpunuese me kompani të tjera dhe palët e interesuara për të përmirësuar gjendjen e botës”

Interpretimet që bëmë më lartë tregojnë qartë se analizat që kemi bërë dhe konkluzionet që kemi dhënë në Gazetën “Telegraf” kanë qënë plotësisht të sakta. Sot është koha të flitet hapur, se në qëndër të vëmendjes është vendosur problem i raportit vlerë-mbivlerë, kohë e domosdoshme-mbikohë ose më e fshehur pagë-fitim. Teoritë e kapitalizmit të tregut, neoliberal të tregut, kapitalizmit social, kapitalizmit të klientit, kapitalizmit shtetëror, kapitalizmit të palëve të interesitetj nuk mund ta anashkalojnë më dhe të mos e marrin në konsideratë kontraditën themelore të kapitalizmit, karakterit shoqëror të prodhimit dhe natyrës private të përvehtësimit. Të gjitha këto teori sido të krehen dhe sido që të shprehen në fund të fundit do dalin te paga, te ‘thembra e Akilit’, aty ku ka dalë edhe Klaus Schëab. Pavarësisht se Schëab propozon pagën të lidhur me vlerën e përbashkët afatgjatë ajo mbetet çelësi i zgjidhejes së rritjes ekonomike dhe përmirësimit të mirëqënies së masave punonjëse. Ka ardhur koha pikërisht e këtij kapitalizmi.