Prof. Arben Malaj, kryqëzon ministrin fuqiplotë të tërmet-pandemisë

364
Sigal

Pas deklaratës të ministrit për rindërtimin dhe anti-covid, të shumëpërfolurin Arben Ahmetaj reagon Profesori i financave Shqiptare Arben Malaj:

Nga Prof. Arben Malaj:

Ka disa politikanë që mendojnë se populli për të cilin ata përbetohen është budalla. Të nisesh me kazmë dhe lopatë për të hapur dheun që të gjesh paratë për Teatrin, në kohën kur janë shtuar 60.000 të papunë 179.000 individë që duan ndihmë financiare kundër varfërisë, në kohën kur mijëra biznese kanë pezulluar aktivitetet dhe shumë biznese janë në prag falimentimi – është të bësh monolog teatror me hallet dhe problemet e mbijetesës së shumë shqiptarëve. Të marrësh kredi me kushte tregtare për teatrin – kjo është gjëja e fundit që duhet të bëj çdo ministër finance. Ndërsa të krenohesh që rrit në mënyrë të pa përgjegjëshme borxhin në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, është më shumë se sa papërgjegjshmëri njerëzore dhe profesionale.