Pali Nito: Çështja çame mos të mbahet e ngrirë

46
Sigal

Aneksimi i Çamërisë , kësaj llokme të madhe nga trungu shqiptar e duke ja dhuruar Greqisë është një nga padrejtësitë historike që i është bërë Shqipërisë në vitin 1913 nga Europa tinzare dhe e pabesë. Është një arsye e paarsyeshme, e paprecedentë dhe e pajustifikueshme për të cilën asnjëherë nuk duhet heshtur, por të reagohet , të ceket, të ngacmohet e të trajtohet përherë e pandërprerë .Genocidet dhe spastrimet etnike të njëpasnjëshme dhe reciviste ndaj çamëve dhe Çamërisë nga shteti Helen kanë qenë makabre, sa barbare dhe çnjerëzore aq edhe primitive. Veprime të tilla të paprecedenta kanë bërë dhe kanë sjellë si pasojë që në kapilarët e Çamërisë të kullojë gjaku i pastër i çamëve të Shqipërisë. Ndaj problematikës çame ka reaguar edhe deputeti çam, Shpëtim Idrizi, por si për ironi të fatit reagimi i tij ka mbetur çuditërisht dhe paradoksalisht një zë në shkretëtirë dhe nuk është vijimësuar nga intelektualët dhe personalitetet e tjera çame e që në fakt nuk mungojnë. Prandaj lipset që domosdoshmërisht që nga radhët e intelektualëve shqiptarë e veçanërisht atyre çam të ketë një reagim proverbial dhe permanent. Sa herë që më bie rasti të shkoj në shtetin Helen mahnitem nga bukuritë e rralla të qytetarëve të Pargës, Parathimisë që kulmojnë me bukuritë e qytetit të Artës ngritur prej kohësh në një kodër të butë e që duket sikur na thërret eeej shqiptar jam këtu në pritje të padurueshme për t’u bashkuar me trungun dhe shtetin Amë!! Një realitet i tillë sa i këndshëm aq edhe i trishtë më trishton dhe po aq më volton. Pra unë arsyetoj dhe gjykoj vendosshmërisht që çështja çame të mos mbahet e ngrirë, por hera herës e në vazhdimësi të ngacmohet, të preket e të trajtohet pavarësisht sesa do ta arrijmë dhe realizojmë atë çka dëshirojmë si qëllim final. Filozofi Hegel ka thënë:  “Më mirë është të luftosh dhe ta humbasësh betejën, sesa të mos luftosh fare” Por si mund të rrimë e të heshtim ne për Çamërinë martire që ka kaq shumë histori të shkruar e të pashkruar, që ka kaq shumë heroizma, tradita, doke e zakone të mrekullueshme: që ka pasuri të bollshme me ullishte e plantacione masive me vreshta dhe agrume. Për këtë Ëamëri që ka bujari, mikpritje dhe dashuri: për këtë çamëri që ka nxjerrë nga gjiri i ngrohtë i saj figura emblematike si Hasan Tahsini, luftëtarë qëndrestar, kolonel e gjeneralë si Teme Sejko e Tano Sejko që kontribuan me veprimet e tyre çlirimit dhe demokratizimit, zhvillimit, progresit dhe përparimit të vëndit. Por në parantezë më duhet t’i kujtoj lexuesit dhe mbarë opinionit shqiptar se sa herë që politikanët, pushtetarët dhe zyrtarët ballafaqohen me homologët e tyre Helenë dhe u ngrenë këtyre të fundit çështjen çame, Helenët përgjigjen prerazi se çështja çame është e mbyllur dhe nuk kemi parë e dëgjuar nga pala shqiptare që po kaq prerazi e me vendosmëri të përgjigjen se nëse për ta është e mbyllur ,për ne çështja çame do të mbetet përherë e në mënyrë permanente e hapur dhe se nuk do të ndalemi kurrë dhe për asnjë çast së kërkuari që çështja çame të zgjidhet njëherë e mirë. Nuk arrij xhanëm ta kuptoj se përse sa herë që bëhen takime e ballafaqime të tilla pala jonë prezantohet jo vitale, por me një kompleks inferioritetesh e për më tepër që e drejta është në anën tonë e që duhet të bëhet burim frymëzimi, force dhe inkurajimi për të mos hequr dorë nga çështja çame, që kjo problematikë serioze të mos mbahet e ngrirë, por të ngacmohet, ceket dhe atakohet përherë e në mënyrë permanente.