Kujtim Drishti: Shpella e Platonit dhe shoqëria shqiptare

678
Sigal

Kujtim Drishti

Nuk ka në historinë e filozofisë alegori më të bukur se ” Shpella e Platonit” në veprën e tij  “Republika”, për të shprehur idenë e forcës së injorancës në fatin e një shoqërie.  Ajo është një shpellë e errët. Njerëzit që janë brenda janë të lidhur me këmbë e duar. Por edhe qafën e tyre që të mos shikojnë as anash, as prapa. E vetmja gjë, që tërheq gjithë kohën vëmendjen e tyre, janë hijet në mur që shfaqen nën efektin e një flake të ndezur në shpellë dhe disa figurave që lëvizin sipas vullnetit të disa marionetistëve që ndodhen pas një muri prapa kurrizit të skllevërve.
I vetmi realitet që ata jetojnë është ky: hijet e disa objekteve të cilët skllevërit nuk i njohin në origjinal. Njeri nga këta arrin të zgjidhet e të dalë jashtë shpellës, duke u verbuar nga drita e hënës,  pastaj e diellit. Pastaj ky njeri rikthehet në shpellë për t’u thënë të tjerëve se çka parë, nëse ata nuk e dënojnë me vdekje. Për Platonin, ky njeri, është filozofi që ka kurajo të dalë nga shpella, e të kthehet përsëri brenda saj. Ai ka një mllef kundra demokratëve që dënuan mësuesin e tij Sokratin, me vdekje, “Njeriun më të drejtë të kohës së tij” , siç shprehej Platoni. Kështu ai kish parë tek Sokrati njeriun që doli nga shpella. Alegoria e shpellës së Platonit është një alegori filozofike. Nuk mjafton të kujtuarit e vendit  tënd në kohën e diktaturës. Në këtë rast ajo survejonte dhe vriste njerëzit që mbanin lidhje me pjesën jashtë shpellës.

Alegoria e tij është më thellë akoma

Por baza kryesore e saj është çlirimi nga injoranca ose çlirimi me anë të dijes. Kanë kaluar 25 shekuj  interpretimesh të shumta të kësaj alegorie nga filozofët, shumica e të cilëve gjykonin se nuk mund të dilet nga shpella. Për Niçen kalimi në  “dritë”,  ishte një shprehje e pathologjisë sokratike,  një  “fanatizëm” i arsyes. Të tjerë që thonë,  “unë qëndroj në qytet, sepse nuk ka asgjë jashtë tij”.  Për Simon Veil, të dalësh nga shpella, është të dalësh jashtë kohës, të dalësh jashtë njerëzores ose të kërkosh një  “urë drejt Zotit”.  Por në fund të fundit alegoria e Platonit të drejton drejt pyetjeve që të zemërojnë, thotë Sven Ortoli, kryeradaktori i “Philosophy-magazine”:

“Shoqëria jonë demokratike, ku seicili mund të çfaqë një çerek orëshin e tij të çmendur ose tiranik në rrjetet sociale, a është aq larg nga nga shoqëria e burgosur e shpellës me manipulimet e imazheve në mur nga marionetistët ?
Deri në ç’pikë mund t’ë kemi besim ekspertëve të sotshëm ?
Të arrish të bësh këto pyetje a nuk është kjo, në fund të fundit, të dalësh nga shpella? ”

Ju mund të pyesni, po a jemi ne sot në Shqipëri, pasi kemi dalë nga shpella e diktaturës, përsëri në një shpellë tjetër?