Dritan Kaba: Cicërimat në “Twitter” nuk i mbulojnë dot skandalet e Edi Ramës!

658
Sigal

Vargu i skandaleve të Ramës nga manipulimi me “vjedhjen” e orës së Presidentit Bush, foton e blerë me Presidentin Obama e deri te intervista e sekenuar kundër Presidentit Trump

Nga Dritan Kaba

Cicërimat në Twitter nuk mund të fshehin skandalet e Ramës me të gjithë Presidentët amerikanë që kur ai u bë kryetar i PS (Rilindjes).

SKANDALI I PARË: Manipulimi me “vjedhjen” e orës së Presidentit Bush.

Gjatë vizitës historike të Presidentit Bush, ku u shpall zyrtarisht pranimi i Shqiperisë në NATO dhe Pavarësia e shtetit te Kosovës.

Për  të shmangur vëmendjen nga këto dy ngjarje historike për Kombin Shqiptar, mediet e komanduara nga ai dhe ndonjë korrespondent i paguar nga paratë ë krimit dhe lejeve të ndërtimit, nxituan të errësojnë këtë vizitë të jashtëzakonshme, të ndodhur për herë të parë në Shqipëri.

Ata nën regjinë e Ramës sajuan vjedhjen e orës së Presidentit Bush, gjatë takimit me banorët e Fushë Krujës.

“CNN”, një mëdia që njihet botërisht për fake neës dhe televizionet e shërbëtorëve të Ramës “Top Channel” dhe “Neës 24” i Carlo Bollinos nuk rreshtën së transmetuari pamjet e “humbjes” së orës. Edhe pas deklaratës së stafit të Presidentit Bush, ata vazhduan lojën e poshtër të tyre të manipulimit.

Ndërkohë që nuk iu dhanë aspak vend dy ngjarjeve me rëndësi jetike për shqiptarët, hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Për hyrjen e Shqipërisë në NATO, dihet qëndrimi i socialisteve të rilindur. Ata e cilësuan NATO është natë! Gjatë muajit të diskutimeve për pranimin e Shqipërisë, antiamerikanët bllokuan rrugët dhe filluan djegiet e gomave për të dhënë mesazhin vendeve anëtare, që Shqipëria nuk është vend me siguri dhe me stabilitet dhe kështu nuk mund të anëtaresohet në NATO.

Nuk ka shërbim më i madh që mund t’u bëhëj armiqve të Kombit dhe tradhëti më e madhe ndaj interesave të shqiptarëve.

SKANDALI I DYTË: Fotoja e paguar me Presidentin Obama.

Tashmë dihet nga të gjithë shkelja e ligjit amerikan për donacionet në fushatë elektorale nga ana e “gruas” së Bilalit.

Edi Rama për të siguruar një foto me Presidentin Obama, në prag të fushatës së zgjedhjeve të vitit 2013 që do zhvilloheshin në Shqipëri, pagoi nëpërmjet dy ortakëve të tij në skandal, plot 80 mijë dollarë.

Bilal Shehu dhe Ëilliam Argeros në bashkëpunim me njëri- tjetrin thyen ligjin amerikan për financimin në fushatat elektorale, duke paguar në “Victory Fund”, emërtimi i fondit për grumbullimin e parave për fushatën e rizgjedhjes së Obamës në vitin 2012, në një aktivitet të zhvilluar në San Francisko. Për këtë shumë të madhe të paguar ata siguruan dy bileta çift për aktivitetin e San Franciskos, qytet që njihet si parajsa e homoseksualëve në SHBA. Ndaj edhe ishte e shumë e arsyeshme dhe e zakonshme në atë sallë, që biletat e çiftit t’i zotëronin dy burra. Përkundrazi ata edhe mund te jenë komplimentuar shumë për këtë.

Fotografia me Presidentin Obama u paraqit në mediet shqiptare si përkrahje e tij për Edin dhe “Rilindjen”. Por e vërteta është komplet e ndryshme. Ajo foto u pagua me para të jashtëligjshme. Akoma nuk ka asnjë hetim nga Prokuroria shqiptare e Llallës apo e Arta Markut për këtë skandal. As SPAK-u nuk ka per ta vënë ujin në zjarr. Të gjithë kanë pasur shpërblimin e tyre nga Edi dhe “Rilindja”. Ata me radhë kanë mbyllur gojën, sytë edhe veshët për këtë skandal me shumë vepra penale.

Në SHBA, Bilali dhe Argeros janë shpallur fajtorë nga gjykata. Ndërsa përfituesi real dhe ideuesi i skandalit vazhdon me vazhdën e tij të skandaleve pa u shqetësuar aspak nga drejtësia e rilindur nga çreforma e financuar dhe e mbështetur, fillimisht nga Fondacioni Soros e më pas nga ambasadat amerikane dhe e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Ky rast por edhe shumë të tjerë të koncensioneve korruptive dhjetra ligjeve antikushtetuese si ai mbi dividendin, rasti i shkeljes së Kushtetutes dhe shpërdorimit te detyrës nga Dvorani rrinë në sirtarët e SPAK-ut.

Një pastruese që nuk deshi të identifikohej deklaroi se jo vetëm kanë zënë pluhur, por kur ajo kishte shkuar t’i kalonte një lecke sipër, prokurorët e dosjeve i kishin bërtitur duke i thënë që të mos i ngacmojë se pluhuri i harresës është më efektivi për t’i mbajtur të palëvizura dhe është një arsye më shumë që të mos i lexojne dot titujt e dosjeve.

Një rol të “rëndësishëm” për hetimin përgjysëm në SHBA ka luajtur edhe FBI, e cila nuk i shkoi asnjëherë deri në fund hetimit të përfituesit real të kësaj shkeljeje të ligjit amerikan.

Dihet që FBI e Comneyt është pjesë e Deep State në SHBA. Sot drejtuesit e tij janë nën një hetim të thelluar për skandalin e “Ndërhyrjes ruse” në zgjedhjet e viti 2016. Prokurori Durham shumë shpejt do shpallë edhe rezultatet e hetimit të skandalit më të madh në historinë politike të SHBA. FBI ka vepruar si një organizatë e Krimit të Organizuar duke fshehur fakte, duke sajuar dosje apo akuza ndaj Presidentit të tanishëm Donald Trump.

SKANDALI I TRETË: Intervista e  Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë në CNN.

Në prill të viti 2016 gjatë një vizite në SHBA, Edi Rama dha një intervistë të porositur në CNN, nga kundërshtarët e Presidentit Trump. Ai u shpreh pikërisht me fjalët:

“Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme.”

Të njëjta fjalë të thëna edhe nga kryeministri i Ukrainës, në atë kohë. Dihen lidhjet e tij me administratën e Obamës dhe skandali me shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës pas ndërhyrjes së z. Biden. Prokurori ukrainas kishte hapur nje hetim për firmën “Burisima” ku implikohej dhe djali i z. Biden për marrje pagesash nga kjo firmë, si anëtar bordi i saj, megjithëse nuk kishte asnjë kontribut. Tsipras po ashtu. Edhe Renzi i Italisë nuk ngeli pas. Pothuaj të gjithë kryeministrat europianë të sponsorizuar nga Fondacioni Soros. Ishte një shërbim i shërbëtorëve për padronin. Në fakt ngjanin si kukulla teatri kur recitonin të gjithë të njëjtat fjalë.

Por si gjithmonë, ky njeri pas asnjë skrupull, turpin edhe kësaj radhe e hëngri me bukë, dhe i futi edhe një gotë verë mbrapa.

Ky, kolltukofag, është gati të pështyjë e ta lëpijë atë sa herë të jetë e nevojshme. Ai mund të pështyje një herë dhe është gati të lëpijë dy herë po të njëtën pështymë, qoftë e vetja apo edhe të tjerëve, mjafton që t’i garantohet pushteti dhe mbrojtja personale. Edi Rama mund të shesë çdo gjë për sigurinë e tij. Nga mundi dhe djersa e shqiptarëve duke shpërndarë PPP-të nga më korruptivet dhe kriminalet, tek jetët e të rinjve që i ka bërë pre të tregut, apo të luftës së bandave të drogës, deri tek trojet e Kosovës.

Ai e di që ka shkuar shumë larg në krimet e tij. Atij i del gjumi natën si Makbethit. Ai vuan sindromën e tij. Nga një krim që për mua fillon me 21 janarin kur ndërmjet sakrifikimit të jetëve njerëzore u mundua të bënte një grusht shteti. Ai këtu shfrytezoi paratë e oligarkëve për të paguar hordhitë e dhunës. Mori përkrahjen e bandave për të përdorur anëtaret e tyre si kamikazë në këtë grusht shteti. Me tej e përdori Prokurorinë e Ina Ramës për të fshehur faktet. Në një anë mbyllte hesapet e tij, në anën tjetër lironte dhe vazhdon të lirojë bosët e krimit tek të cilet është peng.

Barra e bashkëpunimit me krimin vazhdoi në zgjedhjet lokale në Dibër si një eksperiment parcial dhe u pasua ne të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

E kam rithënë disa herë dhe nuk do rresht së thëni, beteja me Ramën nuk është betejë idesh apo platfromash, as çështje taksash apo bindjesh politike, por është një betejë morale ndaj së keqes. Është një betejë për shtetin ligjor. Është një beteje për të shpëtuar Shqipërinë. Këto nuk janë zgjedhje normale, por një përballje me të keqen. Është një luftë për të shpëtuar Shqipërinë nga rrënimi dhe për t’i dhënë shpresë shqiptarëve. Është një betejë për një Shqipëri të tregut të lirë, ku nuk komandon i forti, banditi dhe oligarku, por ligji dhe konkurrenca e ndershme. Është një betejë për një arsim të mundur për çdo të ri shqiptar. Është betejë për punësim të merituar dhe jo për mijntë e rrjeteve sociale. Është një betejë për fermeret, blegtorët, biznesin e vogel dhe të mesëm, qe të mos kenë mbi kokë dhunën e shtetit dhe konkurrencën e pandershme të pagatoreve të Surrelit.

Beteja e Opozitës dhe shqiptareve duhet të jetë për të shkulur vargonjtë e krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë!