Ankesa/ Shtohen paqartësitë për konkursin e “Abetares së përbashkët”

830
Sigal

Gazeta “Telegraf”

Shtëpitë botuese na shkruajnë: Konkursi i Abetares të përbashkët po afron. Paqartësitë shtohen

Duke filluar nga data 2-6 maj 2022, do të bëhet dorëzimi i tekstit shkollor “Abetare” dhe “Fletore e punës”

Kemi shprehur katër kërkesa që ministret e Arsimit të dë vendeve, ende nuk na kanë dhënë përgjigje. Në pritje të përgjigjes ndaj kërkesave tona, duke rilexuar paketën e dokumenteve na u shtuan paqartësi të tjera, të cilat komisioni mund t’i përdorë për të anulluar shpalljen e tekstit fitues… !!

Konkretisht: Kapitulli V. (faqe 7) lexojmë:

Dokumentacioni teknik i nevojshëm për konkurs.
Pika 4. Dokumentacioni teknik shqyrtohet nga Komisioni dhe dokumentohet me procesverbal, pas përfundimit të vlerësimit dhe shpalljes së renditjes paraprake.
Pika 5. Mungesa ose pasaktësia, qoftë dhe e njërit prej dokumentacioneve teknike, sjell skualifikimin nga vlerësimi i subjektit aplikues.

Ndërsa kur përcaktohet renditja e punës së komisionit nuk përmendet as pika 4 as pika 5. Konkretisht Kapitulli VIII. (fq 9)

Vlerësimi i teksteve shkollore në konkurs.

Pika 2. Komisioni, mbi bazën e vlerësimeve të recensuesve:
a. Përllogarit pikët e grumbulluara për çdo tekst në konkurs, duke nxjerrë vlerën mesatare
të pikëve sipas standardeve për secilin tekst në dorëshkrim.
b. Shpall listën paraprake të teksteve në konkurs, që kanë plotësuar vlerën mesatare të
standardeve dhe i rendit sipas pikëve.
3. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të përmbajtjes së teksteve në konkurs, Komisioni, në
prani të subjekteve aplikuese, bën hapjen e zarfeve ku ndodhen edhe formularët përkatës të
çmimeve të shitjes të propozuara për njësi, nga çdo subjekt aplikues. Një kopje e procesverbalit
të hapjes vihet në dispozicion të subjekteve aplikuese.
4. Komisioni përcakton çmimin mesatar aritmetik (çmimin tavan), i cili përllogaritet si shumatore e çmimeve të propozuara nga të gjitha subjektet aplikuese, pjesëtuar me numrin e teksteveshkollore në konkurs të dorëzuara. Nëse çmimi mestar e tejkalon çmimin mesatar të tekstitanalog të Abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, atëherë do të aplikohet çmimi i abetares ekzistuese me një marzh që do të përcaktohet nga ekspertët e fushës me një analizë të kostos.
Në këtë kapitull, nw renditjen e veprimeve tw komisionit nuk përmendët, kontrolli i dokumentacionit teknik dhe skualifikimi i tekstit fitues, nga komisioni, por vetëm hapja e dokumentacionit teknik dhe marrja prej zarfit vetëm të dokumentit: Shtojca 4: Deklaratë për çmimin e shitjes për njësi të tekstit shkollor të vetëm të përbashkët “Abetare”dhe”Fletores të Punës”.

Pika 4-5 vendosur në kapitullin V, faqe 7 me siguri është guri rezervë për të eleminuar tekstin shpallur fitues sipas pikëve të vlerësuar nga recenzentët dhe zëvendësimin me tekstin “rekomandues”.

Një tekst mësimor me 200 faqe, punuar me përkushtimin e autorit/autorëve, fshihet nga lista si fitues vetëm për një fjalë vendosur jo në vendin e duhur ose formuluar jo ashtu si e kërkon komisioni në deklaratat e dokumentacionit teknik vendosur në zarfin e dyllosur.

Janë 6 deklarata që duhen plotësuar sipas të dhënave vendosur në paketën e dokumenteve nga komisioni me kërkesa që degradojnë konkursin.

Konkretisht:

Shtojca 2: Deklarata për të drejtën e botimit.

Deklaroj se “të drejtën e botimit” të tekstit shkollor të vetëm të përbashkët “Abetare”, dorëzuar për vlerësim në Komisionin e përbashkët për organizimin e konkursit për tekstin e mësipërm.

Pjesa e tekstit ose teksti në tërësi

____________________________

Zotëruesi

___________________________

Burimi

___________________________

Kjo shtojcë ka kërkesa, që i vlejnë vetëm komisionit! Pse??

Nëse vendos zotërues/shtëpia botuese: skualifikohet teksti fitues (sepse duhet emri i autorit)

Nëse vendos emrin e autorit / përsëri skualifikohet teksti fitues (sepse duhet emri i shtëpisë botuese.)

Për një fjalë që ka dykuptimësi (zotëruesi) mund të interpretohet edhe për shtëpinë botuese, edhe për autorin e tekstit. Komisioni përdori zarfin për të eleminuar tekstin fitues.

Përsëritjen e shtojcës 2 e lexojmë edhe në Shtojca 3!

Shtojca 3: Deklaratë për autorësinë e tekstit.
Deklaroj se autorët e tekstit shkollor të vetëm të përbashkët “Abetare”, dorëzuar për konkurs në
Komisionin e përbashkët për organizimin e konkursit për tekstin e mësipërm, janë:

1. Emri dhe mbiemri

__________________________

2. Pjesa e tekstit (kapitujt ose thjesht bashkautorësi)

Prandaj: me këto kërkesa çdo vit angazhohen më pak shtëpi botuese në konkurset e teksteve shkollore, për eksperiencën e hidhur në përzgjedhjen e teksteve duke nënvlerësuar grupin e recenzentëve.