ANALIZË/ Shqipëria humbet 1200 km2 det, dërgimi në Hagë për të mbuluar tradhëtinë, prof.Osman Metalla : Sërish Deti….

368
Sigal

Shqipëria humbet 1200 km2 det, dërgimi në Hagë për të mbuluar tradhëtinë

Çështja e ndarjes së hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë u rikthye si temë qendrore në politikën e Tiranës, pas deklaratës (26.08.2020) së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se qeveria e tij “synon të zgjerojë hapësirat e saj detare edhe në detin Jon deri në 12 milje, sipas të gjitha konventave ndërkombëtare” dhe paralajmëroi vizitën së shpejti në Tiranë të Ministrit të Jashtëm, Nikolaus Dendias. Shqipëria dhe Greqia ndajnë në Detin Jon tri hapësira: Det Territorial, Shelf Kontinental dhe Zona Ekonomike Ekskluzive. Këto dy të fundit kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare, si kërkimet për gaz, naftë etj. Për të tria këto hapësira dy vendet fqinje kanë interesa strategjike.

Deklarata e Mitsotakis u konsiderua nga Rama si një deklaratë ku “Greqia po ushtron të drejtën e saj ”, kurse opozita jashtë parlamentit akuzon kryeministrin Rama se pas deklaratës qëndrojnë bisedime sekrete me Mitsotakis në disfavor të Shqipërisë.

Që pas këtij momenti e deri më sot nuk ka transparencë nag ana e kryeministrit në lidhje me këtë çështje që prek interesat e popullit shqiptarë.

As. Dr. Osman Metalla ka hedhur dritë për të qartësuar idetë e qytetarëve në gjykimin si një  një ekspert i fushës.

Prof Osman Metalla : Sërish Deti… 

Në fakt marrëveshja që ne kemi bërë me shtetin Italian nuk ka ndryshuar edhe pas ndryshimeve që ju bënë ligjit 8771 date 19.04.2001 “Per kufirin e R.SH-së”, me anë të ligjit Nr. 9681 datë 24.01.2008, dhe nuk kanë prodhuar asnjë efekt. Marrëveshja është e pandryshuar dhe për rrjedhojë nuk është humbur asnjë metër katror det!

Njëkohësisht dhe deklarimet e Republikës së Shqipërisë në OKB nuk kanë ndryshuar as për vijën bazë dhe as për gjerësinë e detit territorial, ndaj e përsëris ajo që u tha mbrëmë për humbje të detit është një e pavërtetë e madhe. Pra nuk është humbur asnjë metër katror det!

Pyetja që shtroj është? Pas rikthimit të Ligjit 8771 date 19.04.2001 “Për kufirin e R.SH-së”, në vitin 2012 çfarë ka ndryshuar në vijën bazë të Republikës së Shqipërisë dhe cili është përfitimi?

Sa ka ndryshuar vija bazë në raport me vijën bazë të aplikuar në marëveshjen e vitit 2009?

Përse ngulet këmbë me forcë të bindemi se zgjerimi i detit territorial Grek nuk na cënon?

Skicat e paraqitura ishin krejtësisht të pabaza dhe qëllimisht çorientuese për opinionin publik, pasi problemi nuk është në Lindje të Korfuzit por në Veri të tij.

Skica (ilustrative) e mëposhtme paraqet se si do të ishte vija e delimitimit të hapësirave detare në drejtimin verior të ishullit të Korfuzit në të dy rastet.

Vija e zezë me ndërprerje prezanton se si do të ishte vija e delimitimit në rastin e aplikimit të zgjerimit të detit territorial në 12 milje detare.

Vija e kuqe e cila shkon në drejtim të pikës 1 të marëveshjes së arritur ndërmjet RG dhe RI, dhe përfaqëson vijën e mundëshme të delimitimit nëse:

  1. Gjerësia e detit territorial do të ishte 6 milje (sikurse është sot)
  2. Ishujve nuk do tu jepej efekt i ZEE (sikundër ka ndodhur në shumë precedentë të njohur ndërkombëtarë)

Besoj efekti/ndryshimi është i dukshëm. Natyrisht që gjithçka përcaktohet në negociata, por nëse ne themi pa negociuar se zgjerimi nuk na cënon dhe e marim të mirëqenë, nëse pranojmë apriori efektin e ishujve atëherë kjo është e rëndë dhe shkon kundër interesave tanë në përballjen në ICJ (Gjyka Ndërkombëtare e Drejteësisë) dhe natyrisht ndodh ajo që kam paralajmëruar: Humbje me vullnet .

Gjykata Kushtetuese i ka evidentuar gabimet e të shkuarës. Ajo ka përcaktuar piketat e negociimit si dhe flet qartë dhe për efektin e ishujve. Çdo devijim nuk bëhet më nga padija.

Në vend që ti mbushim mendjen njëri-tjetrit se zgjerimi i detit territorial Grek nuk na cënon duhet të përgatitemi për të mbrojtur më mirë interesat tona! Koha ecën dhe është kundër nesh.

Shteti Grek po avancon në përgatitet e tij e ne vazhdojmë ti mbushim mendjen njëri-tjetrit se Greqia ka të drejtë! Nëse nuk meremi me përgatitjen e argumentave ne mbrojtje të interesave tona, duke krijuar sa më parë grupin teknik të ekspertëve të të gjitha fushave e më tej grupin e juristëve për argumentimin juridik mbështetur në argumentat e ekspertëve, nuk bëjme gjë tjetër veçse dëmtojmë interesat tona dhe minimizojmë shanset për të përftuar atë që na takon sipas të drejtës së detit dhe të Zotit!

Ja analiza e tij, ekspertëve të tjerë  dhe reagime qytetare lidhur me çështjen e detit:

I.Iiazi

Prof Greqia kurrë në Egje nuk do shkoj 12 milje me 5000 ishuj shkëmbor që ka, sepse krijon problem ndërkombëtar trasporti detar. Ka ndonjë precedent në botë , që në një krah është 12 milje dhe krahun lindor 6 milje.?

A.Hasanaj

Nuk ka përse duhet të ketë precedent,  por problemi është qasja e shtetit shqiptar në raport me zgjerimin e Greqisë në 12 milje detare. Ky është problemi i vërtetë. Në raport me këtë duhet të bindemi se zgjerimi i Greqisë në veri të Korfuzit është kunder interesave shqiptare. Kjo vihet re qofte ne delimitim ashtu edhe ne SHK dhe ZEE. Akoma nuk e kuptoj perse KM Rama beri shume zhurme per asgje?!

F.Aulona

Nuk e njoh këtë profesorin, por më ccudit kur thotë nga marrëveshja e 2009 nuk kemi humbur det! E çuditshme..

Harta tregon më qartë se fjalët dhe rrumbullakosjet e tyre. Si mund të thuash që nuk kemi humbur det kur humbëm ujërat e brendshme, gjiret që kanë të njëjtin status si liqenet, lumenjtë e lundrueshëm që përfshihen brenda kufirit të vendit.

Si mund të thuash nuk humbëm, kur në fakt matja e detit territorial fillon nga buza e bregut të detit dhe jo nga vija që bashkon kepet me të dala përgjatë bregdetit.

Dhe duke humbur det territorial ke humbur një hapësire detare ku ushtron sovranitet të plotë.

Është e vërtet që marrëveshja me Italinë nuk ndryshon dhe kufiri është po ai , por kemi humbur hapsirë që ushtrojmë sovranitet të plotë dhe me atë ligj e kemi shëndërruar në hapësirë detare ku ushtrohen të drejta sovrane (zonë me kufizim të drejtash).

Si nuk ka ndikuar kur ne marreveshjen me Greqine matja dhe ndarja e kufirit ne mes do fillonte nga vija e bregut te detit (vija baze normale) dhe jo nga vija e drejte baze..

Sigurisht që rasti i zgjerimit të Greqisë mund të shikohet me kujdes se pavarësisht se nuk jep efekt per det territorial mund të jap efekt për zonë ekonomike ekskluzive dhe kjo bëhet me interpretim me hartë detare dhe duke ndërtuar skenare të mundshëm, gjë që asnjë nga pseudo specialistët nuk e ka bërë ose e kanë bërë si me sipër pa patur parasysh që e drejta ndërkombëtare detare është pafund dhe le vend për interpretime e manipulime.

Të paktën kaq gjë e dijmë dhe ne peshkatarët dhe ccuditemi kur dalin specialist e flasin broçkulla.

Përgjigja e Prof. Osman Metalla:

Flamurtar Aulona i nderuar zoti Falmurtar të përshëndes. Besoj se më ke lexuar gabim pasi nuk kam shkruar në mbështetje të marrëveshjes së vitit 2009. Ajo marrëveshje është rrëzuar dhe nuk ekziston më. Dhe u rrëzua jo sepse ishte bërë mirë. Tani ccështja është të mos përsërisim ato gjëra që s’u bënë si duhet në 2009 dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuesete . Dhe ne fakt kjo po ndodh në një farë mënyre. Kur them se nuk kemi humbur hapesirë me ndryshimin e ligjit të kufirit, e them pasi në dijeninë time nuk është bërë ndonjë ndarje kufiri në atë pjesë ku u paraqit me skema humbja e hapësirës së detit të brendshëm. Së dyti sikurse e kam thënë, deklarimet tona janë bërë në OKB që pas ndryshimit të gjerësisë së detit territorial nga kërkesa që SHBA i bëri Republikës së Shqipërisë  nëpërmjet Ambasadës Franceze dhe këto deklarime në asnjë rast nuk janë ndryshuar, pra gjerësia e detit territorial dhe vija jonë bazë nuk është deklaruar e ndryshuar në asnjë rast në OKB. Njëkohësisht dhe për vijën e drejtë bazë tonën ka patur kontestim nga SHBA pasi mbyllja e gjireve nuk ka qenë në përputhje me UNCLOS. Gjithesesi nuk ishte fare ketu problemi. Nese eshte bere ndrfryshimi i vijes baze ne 2012 (dhe shume mire qe eshte bëre) sërish pyetja ishte: Çfarë ka ndryshuar në raport me atë vijë bazë që është përdorur në 2009 dhe kush janë pëfitimet që ne kemi?

Pasi në dijeninë time dhe në vitin 2009 është përdorur vija e drejtë bazë (për shkak të thyerjeve të theksuara të vijës bregdetare). A ka ndonjë mbyllje gjiresh që është bërë me mirë në këtë vijë baze? Nëse po do të isha shumë i lumtur pasi në fund të ditës për këtë po përpiqemi; të përftojmë sa më shumë, bazuar në të drejtën e detit. Çështja është në kufirin me Greqinë dhe mendoj se aty duhet të përqëndrohemi të gjithë dhe të kontribojmeë që në si vend të arrijmë më të mirën! Dhe diskutimi im për këtë pikë është adresuar, pra si mund të kemi një ndarje të drejte dhe të ndershme!

V.Xhaferaj- Një pyetje, Prof kur shkuam në negociata me Greqinë dhe arritëm në një marrëveshje për kufirin detar në vitin 2009, shkuam me vijën e drejtë bazë të ujërave të brendshëm të përcaktuar , apo pa vijën e drejtë bazë të ujërave të brendshëm (neni 3/ligji 8771 dt. 19.04.2001)?

Osman Metalla- Në dijeninë time është përdorur vija e drejtë baze. Por ka patur pretendime nga ekspertë shqiptarë që të mbyllej i gjithë  gjiri i Sarandës si gji historik, duke e bërë këtë vijë më të favoreshme për Republiën e Shqipërisë.

Zamir Mati

Diçka për Detin

Mendoj se duhet kuptuar sipërfaqja 13 000 km2 që përfiton Greqia nga zgjerimi prej 12 miljesh detare të detit territorial deklaruar nga ministri grek. Ky zgjerim shtrihet nga veriu në jug të gjithë detit territorial i cili është në detin Jon dhe jo vetëm aty ku ai puqet me kufijtë e deteve të Shqipërisë, detit teritorial, zonës ekonomike ekskluzive, shelfit kontinental, kështu që sipërfaqja që përfiton Greqia në këtë pjesë të detit jon duhet llogaritur në hartë sepse është vetëm një pjesë e këtij zgjerimi .

Për mendimin tim Shqipëria nuk duhet të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës sepse ajo është e papërgatitur për të mbrojtur të drejtat e saj të cilat me Greqinë janë tepër komplekse dhe kryeministri duhet të tërhiqet nga kjo marrëveshje e shpejtuar.

1- Vendosja e paqes sepse Shqipëria është e kërcënuar nga ligji i luftës shpallur asaj nga tetori 1940

2- Zëvëndësimi i vendimeve për kufijtë të vendosur në konferencën e Londrës 1913 dhe traktatin e Firences 1925, Parisit 1926 dhe mohimi i të drejtës për të kërkuar të drejtat e shkelura prej këtyre vendimeve të padrejta të cilat janë të lidhura edhe me tokat e bregdetin Çam dhe kështu edhe me detin që i takon këtij territori shqiptar.

3- Ndryshimi i statutusit të Ngushticës së Korfuzit nga një ngushticë e njohur ndërkombëtare në një ngushticë në detin territorial grek nëpërmjet zgjerimit prej 6+6 milje detare , ngushticë ndërkombëtare e njohur tashmë edhe nga gjykata ndërkombëtare e Hagës në proçesin gjyqësorë të incidentit të ngushticës së Korfuzit në 22 tetor 1946

4- Shkelje e të drejtës së detit të vitit 1982 mbi ngushticat dhe mos respektimi i tyre historik kjo edhe përsa i përket vijave mbyllëse të gjirit në ngushticë

5-Mbrojtja e regjimit të gjallesave detare në zonën e ngushticës ku ndodhet edhe dalja e hyrja e lagunës së Butrintit, i cili cënohet nga zgjerimi i ujërave të greqisë në ngushticë dhe përcaktimi vetëm prej saj i linjave dhe kurset e lundrimit.

6- Përvetësimi i shkëmbit Barketa dhe si rezultat i saj zgjerimi i ujërave greke në ngushticë në kundërshtim me përcaktimin historik të saj në hartat detare historike dhe raportin e komandant Conz, oficer detar i caktuar nga komisioni i përcaktimit të kufijve në vitet 1920-1926

7- Shqipëria duhet të kontestojë depozitimin e vendimit të Greqisë për gjirin në ngushticën e korfuzit , tashme te shpallur prej saj

8-shqiperia duhet të miratojë ose kontestojë depozitimin e kufijve të saj detar në sekretariatin e detit të OKB në një periudhë 10 vjeçar prej depozitimit të tyre

9- Respektimi i titujve historik për 11 ishujt e jonit të njohur si arqipelag

10-  Raporti i këtyre ishujve me kontinentin ku ndodhet shqiperia ( Shqipëria nuk ka kufinj detar me Greqinë por me ishujt e Jonit dhe problem nuk janë vetëm ishujt e Othonit dhe Erikuza por edhe vetë ishulli i korfuzit raporti i tij me tokën kontinentale )

Mos ndërtimi i Institutit i Detarisë në Shqipëri është një e metë e madhe e mos përqëndrimit të mendimit më të mirë shqiptar dhe trajtimit amator të problemeve të detarisë qofshin keta edhe një grup negociator politikisht i varur nga interesat e pushtetit apo edhe përpjekjet e kryministrave për zgjidhjen e tyre.

Përgjigjet Osman  Metalla

I nderuar zoti Mati keni shumë të drejtë! Pikërisht këtë kërkoj dhe unë që të ngrihet grupi me ekspertë të të gjitha fushave. Në fakt ne gabojmë kur një njeri pretendon ti bëjë të gjitha, dhe kështu po ndodh fatkeqësisht këtu. Në momentin që dikush bën një prononcim sigurisht ai/ajo shpreh një mendim duke shpresuar që ky mendim të kontribojë në zgjidhje. Por problemi ynë si shoqëri është se ne pretendojmë të bëjmë gjithologun. Ju me të drejtë thoni se duhet shfuqizuar ligji i luftës, natyrisht këtu duhet mendimi i juristit diplomatit, dhe i politikës, shkoni me tej nëeprotokollet e Firencës dhe të Parisit si dhe në çështjen Çame, natyrisht dhe kjo është një çështje e mprehtë dhe kërkon angazhimin e ekspertëve historianëve, juristëve dhe diplomatëve. Flisni për ndryshimin e statusit të ngushticës së Korfuzit dhe këtu problem ngelet çështja e shkëmbit Barketa dhe sërish kërkon interpretim juridik , por dhe parë në kontekstin historik, prekni çështje të vijës bazë në përmbylljen e gjireve, si dhe çështje të tjera e më e rëndesishmja është pikërisht raporti i efektit të ishujve në raport me bregun kontinental! Të gjitha duhen vlerësuar, madje dhe elementë e të tjerë sikurse janë burimet natyrore, rezervat e gjallesave ujore (peshkimi). Në një ushtrim delimitimi ka me dhjetra elemente që duhen konsideruar. Ndaj dhe në mënyrë sistematike kam shprehur mendimin tim për një angazhim serioz kombëtar në mënyrë që të adresohet çdo element që nga ai më periferiku e deri tek më i rëndësishmi. E për këtë duhen specialistët e të gjitha fushave përkatëse me interes në hapsirat detare shtratin dhe nënshtratin e detit, duhet një grup jashtëzakonisht i përgatitur juristësh dhe pse jo duhet ta pranojmë mbase dhe një ekspertizë ndërkombëtare. Diskutimi i kësaj çështje të rendësisë strategjike kombëtare në prag fushate zgjedhore e dëmton jashtëzakonisht çështjen. Kjo do të bëje që dhe mendimi i ekpertëve të politizohet, në vend që të meremi me trajtimin e problemit do meremi me njëri-tjetrin dhe kjo është pikërisht gjëja që do t’u interesonte më së shumti dhe palës përballë-Greqisë.