Adriatik Riza Dosti: Opozita – Ndërkombëtarët dhe Shqiptarët

421
Sigal

 Ashtu sikurse pritej Tavolina për Reformën Zgjedhore  e një të ashtuquajturi  Këshill Politik, i kryesuar nga një Krye hajdut politik si Damian Gjiknuri, dështoi e nuk prodhoi asgjë të re…. Opozita paraqiti saktë e qartë dhe publikisht  kërkesat e saj të njohura prej kohësh, edhe pse ndërkombëtarëve të leshit që ju plasi bomba në dorë tani, po ju a ka qejfi t’i interpretojnë si kërkesa  të reja shtesë e të pa pranueshme, lojë me shqiptarët e reformën etj etj ndaj dhe kanë nisur presionin e kanë trokitur që pa gdhirë mirë në derën e Opozitës.

Duke ”harruar” qëllimisht se janë Pushtetmbajtësit …PS-së së tyre dhe Rama, i pari, që nuk duan  që zgjedhjet  të vëzhgohen, mbikqyren e mbrohen  nga policia  që qendrat e votimit të paisen me kamera e sistem elektronik, që të ketë identifikim  biometrik të zgjedhësve, që komisionet e votimit e ato zgjedhore  të kenë në përbërje të tyre përfaqësues nga i gjithë spektri politik shqiptar, që Reforma  Zgjedhore të jetë e thellë, e qëndrueshme, e me standard  ndërkombëtare që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme e demokratike, që numërimi  i votave të bëhet në prezencë të të gjithëve, që në votime të marrin pjesë edhe emigrantët  shqiptarë kudo që jetojnë, të cilët janë të shumtë në numër etj etj. E pra, koka i krruhet atij që ka Mizën nën kësulë, thotë populli ndaj… Një qëndrim i drejtë, i saktë e dashamirës i ndërkombëtarëve  ndaj  Shqipërisë e shqiptarëve është t’i ndihmojnë shqiptarët që t’i çojnë zullumqarët në bangën e drejtësisë e prapa hekurave, e jo të trokasin që pa gdhirë në derën e Opozitës, që në fund të fundit, ka vite që as ka pasur, e as ka gjë në dorë. Së pari, të jeni të sigurtë, se ndërkombëtarëve pak ju intereson e ju kërcet për një Reformë të vërtetë, serioze, korrekte  të thellë, të qëndrueshme e me standarde të vërteta ndërkombëtare, në mënyrë që shqiptarët e Shqipëria, nesër, të mos kenë më nevojë ti kthehen asaj nga e para, dhe në mënyrë që tash e mbrapa, ata të kenë të garantuar vërtet zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike dhe që votën e tyre të mos guxojë më ta blejë e shesë askush, e të mos guxojë  kurkushi as ta tjetërsojë, e as ta numërojë,  aty ku i duhet atij e Partisë së tij, por ta lexojë ashtu siç është për ta lexuar, dhe ashtu siç e hedhin në kutinë e votimit vetë shqiptarët. Ndërkombëtarët  janë hedhur  përpjetë se iu prish plani, u dështoi  ”sistemi danez” , iu prish axhenda, iu doli huq data që kishin përcaktuar për miratimin e Reformës, dhe nuk morën dot ca dollarë  a euro më shumë për t’i majmur e fryrë edhe  xhepat e tyre, siç ngjet ”zakonisht” në të tilla raste, ndaj dhe nxituan  të akuzojnë opozitën për pengim të Reformës  e nxituan të trokasin në derën e saj për marëveshjen e konsesusin e munguar, nisën presionet, akuzat, shantazhet , kërcënimet, fajësimet, por edhe ”marrjet me të mirë”, që Reforma të marrë OK, edhe pse ata që do ta vuajnë një gjë të tillë nesër, edhe më shumë se deri më sot, mbetën sërish Shqipëria e shqiptarët.  Ndaj Opozita që e ka kontratën e vetë me Shqiptarët, e jo me Ndërkombëtarët  nuk duhet të bëjë asnjë hap prapa, nuk duhet të sprapset, as të frikësohet prej kërkujt e as të zbythet por t’u qëndrojë fort kushteve e propozimeve të veta, dhe qëndrimit të vet.  Është rasti më i mirë i saj që të rifitojë besimin e autoritetin e humbur  tek populli  i vet prej kohësh falë qëndrimeve të saj të lëkundura, të mefshta e naive pikërisht  nën presionin e ndërkombëtarëve , por edhe fajeve e gjynaheve të saj sigurisht;  është koha që opozita të tregojë realisht, nëse lufton për të riardhur në pushtet e do karriget apo do mbi çdo gjë Shqipërinë, shqiptarët e demokracinë e kërkon t’i japë fund njëherë e mirë kësaj gjendje ku është katandisur ky vend e ky popull.  Është ora e së vërtetës ku duhet ndarë Shapi nga Sheqeri… Ndaj opozita duhet t’i përcjellë ndërkombëtarët në derën e PS-së, të Ramës, të Rilindjes e të pushtetmbajtësve,  sepse janë pikërisht ata, që e sabotuan dhe që e pengojnë dhe nuk e duan reformën , sepse ishin ata që tre vjet më parë ju vodhën, grabitën, blenë e tjetërsuan votën shqiptarëve,  dhe jo opozita. Ndaj dhe janë po ata që kërkojnë të vjedhin  sërish në 2021, sepse e dinë fort mirë se ç’i pret po të humbasin pasi e kanë trashur zullumin sa më s’ka, ndaj dhe ç’nuk po bëjnë për ta penguar këtë reformë e për të fajësuar opozitën. Ndaj dhe ndërkombëtarët  normalisht, logjikisht e nga çdo lloj  këndvështrimi që ta shohësh  nuk kanë pse trokasin në derën e opozitës, por duhet të ulërasin përpara derës së Ramës e të PS- së tij, natyrisht nëse ju dhimbset  vërtetë  Reforma,  ashtu siç pretendojnë,  e nëse ia duan vërtetë të mirën Shqipërisë e shqiptarëve. Ahhh …po i vetmi faj i opozitës, sipas meje ishte dhe është, që nuk duhej të ishte ulur kurrësesi në atë tavolinë me kryehajdutin e kryebanditin që iu vodhi e iu grabiti votat shqiptarëve, në 2017, Damian Gjiknurin, madje as një lloj bisedimi me të e në praninë e tij, për të dhënë kurrë  asnjë lloj firme, konsensusi e marrëveshje me të, sepse ai e ka vendin tjetërkund… në Burg, e jo në tavolina  bisedimesh e marrëveshjesh.  Opozita të insistojë fort dhe të kërkojë  edhe ndihmën e ndërkombëtarëve [ nëse këta të fundit vërtet janë të vendosur të bëjnë në Shqipëri  atë ç’ka deklaroi  javën e shkuar Ambasadorja e USA-s  në Tiranë, Kim ] pasi ka arsye e fakte pa fund skandalesh të mëdha kombëtare e ndërkombëtare,  që së pari Rama e Veliaj, të jenë objekt  prioritar  hetimi nga Prokuroria e SPAK-u. Rasti i fundit fare, ku vetë Rama i del në mbrojtje Drejtorit të Policisë së Shtetit, është më tepër se sa skandaloz  e flagrant,  dhe fyerje e përdhosje e rëndë, që ai e pushteti i tij ju bëjnë dhunshëm të gjithë shqiptarëve.  Ndaj Opozita duhet të mos rreshtë e të kërkojë me forcë me të gjitha mjetet që ajo ka në dorë e që disponon. Që Rama e Veliaj kjo dyshe kriminale e antishqiptare të rrëzohet një orë e më parë. Që Lleshi e Ardi Veliaj të japin urgjentisht dorëheqjen nga postet që mbajnë pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve paqësore, gazetarëve dhe artistëve si dhe pas rinisjes së luftës biografike që risollën aq frikshëm në skenë, për të justifikuar dhunën e tyre mbi adoleshentë, gra e vajza. Që Gjiknuri e Gjushi të shkojnë një orë e më parë në bangon e të akuzuarve për vjedhjen e votës së shqiptarëve tre vjet më pare, ndaj të cilëve, qoftë edhe akuzat e shumta me zë e figurë,  janë mëse të mjaftueshme. Ja pikërisht për këto ndërkombëtarët mund e duhet  të trokasin në derën e opozitës, sepse është mëse logjike që nuk mund të ketë kurrën e kurrës  Reformë Zgjedhore pa patur më parë një Reformë të vërtetë, të ndershme e korrekte të drejtë e të barabartë për të gjithë në drejtësi dhe funksionarët e lartë të mësipërm kanë mesa duket goxha punë me Reformën në Drejtësi, falë zullumeve të tyre pa fund, skandaleve të pa numërta, abuzimeve me pushtetin, korrupsionit  kokë e këmbë, dhunën ndaj shqiptarëve, tradhëtinë  kombëtare ndaj tyre e deri së fundi tek prishja barbare e Teatrit Kombëtar. Memorjes së tyre historike të Art – kulturës kombëtare ndaj ndërkombëtarët që i kanë zënë derën opozitës do bëjnë mirë që pa humbur kohë të shkojnë e të trokasin, të çirren e të ulërasin në derën ku duhet, ndërkohë opozita që e ka kontratën me Shqipërinë e shqiptarët bën mirë të jetë e hapur, transparente dhe e qartë sikurse edhe e vendosur në të nesërmen e saj me popullin e vet, të mos tërhiqet e të mos bëj asnjë hap pas sepse është pikërisht më shumë se kurrë momenti dhe ora historike e saj. Boll ka luajtur deri tani me dy porta e si Macja me Miun qoftë me Ramën qoftë me ndërkombëtarët. Çadra, marrëveshja e fshehtë me Ramën, trau në Rrugën e Kombit, Astiri e së fundmi Teatri janë më shumë se mjaftueshëm në biografinë e bërë pis të kësaj opozite ndaj tani është ora e së vërtetës. O me Shqipërine e shqipëtarët; o me thikën pas shpine të Ramës e ndërkombëtarët. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e ndërkombëtarëve, sikurse është e kombëtarëve dhe jo e tradhëtarëve. Në më gënjefsh herën e parë e unë të besoj, thotë populli,- faji është i yti, por nëse me gënjen sërish, e unë të besoj përsëri, -faji është komplet i imi! Erdhi ora që më së fundi opozita të bëjë e të kryejë rolin e saj të vërtetë…OPOZITËN !