Zyrtare, 50-vjeçarja nga Lushnja, rezulton negative për koronavirus

350
Sigal

Dalin negative rezultatet e testit të bërë për pacienten nga Lushnja, e cila u izolua në QSUT, pasi dyshohej se kishte shenja të koronavirusit.

News 24 raporton këtë mëngjes se gruaja 50 vjeçare nga Lushnja, e cila tre ditë më parë kishte ardhur nga Padova e Italisë, i ishte nënshtruar analizave dje, të cilat treguan se ajo ishte e pastër nga koronavirusi.

Një ditë më parë u raportua se gruaja u paraqit me probleme në spitalin e Lushnjes, me ethe dhe temperaturë të lartë.