Zonat ku do të ketë reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

325
Sigal

Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash dhe stuhi.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-10m/s. Valëzimi në dete parashikohet 0-1 ballë me lartësi vale 0.4 deri 1.2 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 20/24 re shi rrufe

Kukës 18/23 re shi rrufe

Lezhë 21/25 re shi rrufe

Dibër 17/22 re shi rrufe

Durrës 21/25 re shi rrufe

Tiranë 21/25 re shi rrufe

Elbasan 19/25 re shi rrufe

Berat 17/27 re shi rrufe

Vlorë 25/29 re shi rrufe

Korçë 16/23 re shi rrufe

Gjirokastër 15/23 re shi rrufe

Sarandë 17/26 re shi rrufe.