Zjarri shkrumbon banesën, evakuohen banorët në Durrës

210
Sigal

Pak minuta më parë ka rënë zjarr në një banesë në Durrës, ku si pasojë e flakëve janë evakuuar banorët.

Sipas informacioneve, zjarri dyshohet se ka filluar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, në orën 22:20, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. Sh., 58 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe në bashkëpunim me zjarrfikësen vijon puna për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.