Zjarri shkreton ullishten në Selenicë, rrezikon edhe puset e naftës

198
Sigal

Zjarret në vendin tonë nuk kanë të ndalur, teksa i fundit është shënuar në fshatin Gorisht të Selenicës. Nga flakët janë djegur ullishte, ndërkohë që rrezikohen edhe puset e naftës.

Banorët kanë telefonuar zjarrfikësit e Vlorës, por këta të fundit i kanë automjetet të shpërndara për momentin. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në mesditë “zjarri në majën e Rrunës në Kukës dhe ajo në Thirrë, pranë tunelit të Kalimashit, janë aktualisht dy vatrat problematike në vend”.

Peleshi nuk përjashtoi mundësinë e rrezikut të Parkut të Llogarasë për shkak edhe të favorizimit nga era.