Zjarri përfshin pyllin e Bodës në Maliq, forcave zjarrfikëse u vjen në ndihmë dhe ushtria për shuarjen e flakëve

Vatra zjarri me intensitet janë aktivizuar në zonën e Maliqit më konkretisht në pyllin e Bodës.

Sipas informacioneve mësohet se shërbimi zjarrfikës Maliq ka qenë aty që në çastet e para të sinjalizimit të zjarrit por terreni i thyer malor ju ka krijuar vështirësi.

Sigal

Punonjësit e zjarrfikëses po përpiqen ta mbajnë nën kontroll zjarrin me mjete rrethanore pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse me mjetet e tyre ndaj dhe sipas informacioneve është kërkuar ndihmë shtesë për të izoluar vatrat aktive të cilat kanë intensitet.

Aktualisht në terren ka zbritur edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole i cili po vëzhgon nga afër situatën.

Ndërkohë prefekti i qarkut të Korçës ka kërkuar ndihmë nga ushtria dhe janë duke shkuar forca të saj.