Zjarri në godinën e SHISH Elbasan, tymi mbulon zonën, shihni pamjet (Video)

92
Sigal

Një zjarr ka përfshirë sot godinën e Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan, teksa janë djegur disa dokumente, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas zjarrit që ka shpërthyer në godinë, zona është mbuluar nga tymi, çka tregon se mund të ketë dhe dëme të tjera materiale pasi zjarri ka qenë i fuqishëm.

Nuk ka informacion zyrtar për zjarrin nga policia, teksa jo zyrtarisht thuhet se janë djegur disa mbeturina në ambientet e jashtme.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.