Zjarret/Riaktivizohet zjarri në fshatin Arshi Lengo në Gjirokastër, evakuohen banorët

232
Sigal

Pas “Asim Zenelit”, janë evakuuar banorët edhe në fshatin “Arshi Lengo” në Gjirokastër.

Vetëm pak minuta më parë, në fshatin “Arshi Lengo” u ndez zjarri në Kodrën e Pishave, duke rrezikuar banesat ndaj është parë e arsyeshme të nisë evakuimi i banorëve.

Situata me zjarret në Gjirokastër është përshkallëzuar këtë pasdite, ku fatkeqësisht një banor humbi jetën në fshatin Asim Zeneli, ndërsa bashkëshortja e tij po merr ndihme mjekësore në spital. Ndërkohë, në fshahtin Arshi Lengo, pranë vatrës së zjarrit, forcat e ushtrisë kanë nisur tashmë evakuimin e banorëve nga shtëpitë, për shkak të rrezikut vijon të jetë prezent.

Një efektiv i Forcave të Armatosura është duke marr gjithashtu ndihmë mjekësore në spital pas asfiksisë që pësoi gjatë aksionit për shuarjen e flakëve.