Zjarret po shfarosin edhe ato pak pyje që kanë mbetur!

657
Mehmet Metaj
Është shndërruar në një traditë të shëmtuar që zonat e blerta malore dhe jo vetëm përfshihen nga zjarret dhe për këtë askush nuk mban përgjegjësi. Heshtja e policisë dhe vënia e zjarrit në mënyra të qëllimshme është bërë problem jo vetëm për zonat përreth, por për gjithë Shqipërinë. Arsyet e vënies së zjarrit janë të ndryshme, disa për të djegur zonat ku është mbjell hashash, për të krijuar kullota për bagëtinë, ku vetë çobanët janë këta të fundit që kërkojnë hapësira për të kullotur bagëtinë, por dhe shumë arsye të tjera, të cilat nuk bëjë gjë tjetër vetëm sa pengojnë proceset natyrale të tokës. Zjarret e shumta po shfarosin dhe ato pak pyje që kanë mbetur. 
Si çdo vit nga temperaturat e larta zjarret po djegin pyjet dhe që nga viti 2003 e këtej sipërfaqet e djegura nga pyjet kanë qenë të konsiderueshme, mesatarisht mbi 10 mijë ha në vit me një vlerë dëmi mbi 10 mln euro dhe asnjë masë parandaluese asnjë hektarë (ri)pyllëzime dhe s’ekzistojnë me as strukturat më minimale të vrojtim-sinjalizimit që e evidentojnë-zbulojnë zjarrin qenë momentet e para dhe e shuajnë atë pa u përhapur gjë që e bën pothuajse të pamundur shuarjen e tyre, sidomos kur ato bien në pyje pishe, siç po ndodh këto ditë në Shëngjin por dhe në Kaliforni. Por tek ne bie në sy çorganizim i strukturave për mbrojtjen e pyjeve dhe shuarjen e zjarreve dhe inekzistenca e Shërbimit Pyjor, mos-krijimi i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave (megjithëse u krijuan 32 Agjenci Kombëtare, që s’po u dëgjohen as emri pale’ aktivitet e tyre-!!) Këto 25 vjet këto burime ranë preh e matrapazëve, grupeve mafioze të zhvatjes së tyre. 

Një absurd i pashpjegueshëm sot e gjithë ditën është fakti i kobshëm se zonat veriore të vendit, që nga natyra janë më të begata, kanë male, pyje, zona turistike, kullota e livadhe pafund, ( si Alpet, Thethin, Lumin e Gashit dhe Valbonën, Lumenjtë e hidrocentraleve që prodhojnë energjinë, Drin, Bunë, Mat, etj, Lurën me liqenet akullnajorë si i vetmi vend i tillë në gjithë Evropën jug-lindore etj, rreth 500,000 ha pyje, ku ende ka dhe rreth 50,000 ha pyje të virgjër fal mungesës së rrugëve, masivet kullosore-livadhore të Kroit Bardhë-Shishtavecit, Vargmalet nga Korabi në Jezercë bio-korridori Dajt-Bize-Ballënj-Martanesh-Gryke Setës-Zall-Gjoçaj-Lurë etj, etj), që do t´i kishte zili dhe Zvicra apo ndonjë vend tjetër, dhe ende njerëzit e këtyre zonave, harresës qeveritare ose vuajnë në varfëri ose kanë marrë rrugët e migracionit.?!. A do të bazohet zhvillimi i vendit dhe sidomos ai rural mbi burimet tona natyrore dhe si mund të qeverisen ato ende’ me vandalizëm dhe injorancë që prej 25-vjetësh, ku u shfarosen gjithë pyjet e vendit dhe së fundi u shkri dhe Shërbimi Pyjor dhe kjo ndodh kur vlojnë iniciativat globale dhe nisma rajonale për ruajtjen e natyrës dhe rehabilitimin dhe shtimin e pyjeve?! Me Ligjit të veçantë pyjet ju kaluan në administrim Bashkive të Reja (ndërsa u vendos dhe moratorium i shfrytëzimit të tyre për një periudhë 10-vjeçare..!) por ende’ ato nuk kanë krijuar struktura për administrimin dhe mbarështimin e pyjeve prandaj është kjo gjendje kaosi dhe zjarret po shfarosin dhe ato pak pyje që kanë mbetur, siç po ndodh me pyjet-pyllëzimet në Shëngjin dhe në disa rrethe të tjera në jug e veri. “Tranzicion shpresëvrasës”- steitmënti që dëgjohet shpesh dhe që ngjall diskutime mes nesh, ku mendimet janë të ndryshme nga ai ku sundon varfëria e skajshme dhe pashmangësish po çon çdo ditë më shumë dhe në bjerrjen e vlerave tona, morale, kulturore dhe natyrore deri tek shuarja e shpresës për ne’ dhe sidomos për brezat që vijnë. 

Kudo sundon zaptimi i territoreve, djegia e pyjeve, guroret që po gllabërojnë pyjet dhe parqet kombëtare, po na “shembin” dhe parkun e Dajtit këtu afër dhe s’bëzan njeri, dhe nga gërryerja e tyre po zhduket dhe vetë Mali i Shenjtë i Tomorit…megjithëse ka struktura të shumta policore fiktive dhe inekzistente, paguhen nga shteti me qindra njerëz që shpesh ju vijnë në “ndihmë” shkelëseve të ligjit. S’është ndërhyre asnjëherë seriozisht për t’ju thënë “stop” këtyre vandalizmave si ndërtimit të vilave ministrore dhe hajdutërore në bregdet e kudo dhe keqqeverisja e burimeve tona natyrore këto 25 vjet (por guroret dhe vilat bregdetare kanë pronar” deputet, ish-kryeministra ish-Ministra e Ministra, ish-Drejtor Doganash e Tatimesh etj, etj…). Kështu është vepruar me të dyja këto burime, me burimet natyrore të përsëritshme (tokën, pyjet, kullotat, ujërat, peshkun, gjahun, dhe me ato të papërsëritshme (minierat)…etj. Burimet natyrore janë baza e zhvillimit të një vendi si ne që jemi nga të paktat vende që ato i kemi me bollëk. Por ka 25-vjet, pas administrimit të centralizuar të tyre, që këto burime që janë “sui generis” për një vend me tre milion banorë mjaftojnë që vetëm duke i shfrytëzuar me “rregull” ato mund e duhet të jetojmë në luks, se kemi detin, ujëra, pyje, liqene, laguna me famë botërore, riviera dhe perla natyrore, kullota dhe livadhe, bjeshkë dhe male e gjithçka që mund të dhuroj natyra na i ka dhënë. 

Dhe nëse do ti hedhesh një sy të shpejtë administrimit të tyre institucional kushdo që ka pare se si administrohen ato në perëndim, skandalizohet kur sheh se ende’ edhe pas kaq dekadash ato menaxhohen nga institucione me konflikt interesi që gjoja vet i bëjnë të gjitha: politikat, monitorimin dhe administrimin dhe shfrytëzimin e tyre, siç është rasti flagrant i Ministrisë sonë të Mjedisit që edhe bën sikur ka politika dhe monitoron por ndërkohë licencon dhe shfrytëzon pyjet, ujërat, lumenjtë, peshkun dhe bregdetin, lagunat, parqet kombëtare dhe megjithë skandalet e bëra asnjeri s’i ka hyre “gjemb në këmbë”. Kur do të jenë burimet natyrore prioritare në politikat qeverisëse për çrrënjosjen e varfërisë rurale. A do të administrohen ato ndonjëherë bashke me zonat turistike bregdetare dhe ato malore nga një Qeverisje e përgjegjshme?! Këto resurse natyrore “sui generis” të jenë baza e përmirësimit të jetesës, por dhe për brezat që vijnë dhe e çrrënjosjes së varfërisë dhe papunësisë në zonat rurale ??!!! Këto dhe shumë pyetjeve të tilla janë pa fund nga të gjithë ne këto dekada të tranzicionit “pa kontroll” . Nuk ka nevojë për koment shfarosja, keqpërdorimi, mbishfytëzimi, barbarizmi, dhe djegia e pyjeve dhe keqmenaxhimi i gjithë burimeve natyrore të mbi e nën-tokës (jemi i vetmi vend në botë që pyjet nuk sheh asnjë gjallesë të egër se dhe ato që ju kanë shpëtuar gjuetarëve ilegalë janë strukur në thellësi e shpella nga gjuetia e tyre pa fre’, megjithëse është vendosur moratorium i tyre). Tek ne, këto 25-vjet qeverisje vandale, politikat e administrimit të burimeve natyrore kanë dështuar në mënyre kriminale në:

• Adoptimin e standardeve mjedisore në përafrimin me ato të Bashkimit Europian.
• Ngritjen e sistemit të instrumenteve monitoruese, inspektuese dhe ndëshkuese;
• Mbrojtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore në tërësi (tokës, pyjeve, kullotave, ujërave),
Investime në mbrojtjen e tokës nga erozioni, i cili mbetet me i larti në Europë, 30-40 ton/ha/vit. (?!!).
• Eliminimin e ujërave të ndotura sipërfaqësore në zonën bregdetare
• Trajtimin me përparësi i “vatrat e nxehta mjedisore”, me nivel të lartë ndotjeje,
• Vënien nën kontroll të shfrytëzimit barbar dhe pa kriter i pyjeve dhe faunës së egër e aktiviteteve ilegale të eksportit të lëndës së drurit, druve të zjarrit e qymyrit të drurit;
• Dyfishimin e sipërfaqes së zonave të mbrojtura dhe garantimin e mbrojtjes së tyre;
• Vazhdon lulëzimi i kontrabandës së lëndës drusore dhe druve të zjarrit, ku nga 100 mijë m3 që raportohen, janë prere ilegalisht nga pyjet 2-2,5 mln m3/vit, dhe janë eksportuar kontrabande miliona metër kub dru zjarri dhe qymyr druri, duke shfarosur jo vetëm ato pak pyje të mbetur, por dhe parqet kombëtare dhe rezervat e pakta natyrore dhe turistike.
• Mungesa e masave parandaluese (vrojtim-sinjalizimi) dhe e investimeve për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri-ku çdo vit janë djegur rreth 10-15 mijë ha, me një dëm 20 mln euro/vit.
Objektivat më prioritare-imediate për të rivendosur në normalitet pyjet dhe burimet natyrore që janë dhe pjesë e qenësishme e programit të ri qeverisës, krahas masave urgjente të zaptimit të territorit janë:
1. Rivlerësimi i burimeve natyrore dhe rikthimi i pyjeve dhe kullotave nën MBZHRAU;
2. Hartimin e legjislacionit të ri, duke ndarë funksionet rregullatore nga ato menaxhuese dhe forcimi i strukturave për mbrojtjen e tyre.
3. Ringritjen e institucionit të pavarur për menaxhimin e sektorit të pyjeve dhe kullotave shtetërore, krijimit të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave (përfshi Zonat e Mbrojtura) në nivel qendror e lokal.
4. Strategjinë e re të zhvillimit të pyjeve dhe burimeve natyrore (pyje, kullota, ujëra malore).
5. Moratorium 5 – vjeçar për ndalimin e eksportit të druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit dhe disiplinimi i gjuetisë.
6. Ri inventarizimin kombëtar të pyjeve dhe kullotave dhe krijimin e Kadastrës Kombëtare.
Sigal