Zjarr në një banesë në Devoll pas shpërthimit të një bombule gazi

207
Sigal

Zjarr në një banesë ne fshatin Cangonj të Devollit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se banesa u përfshi nga flakët vetëm pak minuta më parë ndërkohë që shkaku i zjarrit dyshohet të jetë shpërthimi i një bombule gazi.

Në vendgjarje një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Sipas punonjësve në banesë nuk ka patur persona në momentin e shpërthimit të bombulës ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave ndërkohë ajo cfare mësohet është se shtëpia është në pronësi të një të moshuari i cili jetonte i vetëm.