Zjarr në një apartament në Kamëz, raportohet për dëme materiale

619
Sigal

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në një pallat në Kamëz.

Në këtë banesë nuk jetonte njeri, ndërsa në rrethana ende të paqarta aty ka rënë zjarri, ndërsa banorët e pallatit kanë njoftuar zjarrfikësen.

Kjo e fundit pasi mbërriti në vendin e ngjarjes fiku zjarrin. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.