Zjarr në fshatin Shtodhër të Kavajës, flakët rrezikuan banesat, ndërhyjnë zjarrfikësit

149
Sigal

Zjarr në fshatin Shtodhër të Kavajës. Sipas burimeve jo zyrtare të policisë mendohet se zjarri të jetë vënë nga fëmijë të cilët luanin në atë zonë. I favorizuar nga era zjarri mori përmasa të frikshme dhe rrezikonte të përhapej në banesat aty pranë.

Banorët e zonës të frikësuar nga përmasat e zjarrit lajmëruan menjëherë shërbimet policore dhe ato zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.