Zjarr në fshatin Shën Vasil, flakët u afrohen banesave

127
Sigal

Një zjarr ka përfshirë ullishtat e fshatit në Shën Vasil, Bashkia Himarë këtë të Hënë.

Zjarri ndodhet shumë pranë banesave. Banorët apelojnë për ndërhyje pasi zjarri i favorizuar nga era mund të rrezikojë shtëpitë.

Drejt vendit është nisur zjarrfikëse e Himarës ndërkohë është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikëset e Sarandës.

Ende nuk dihet shkaku i zjarret ndërkaq pavarësisht uljes së temperaturave ditët e fundit, zjarret vijojnë të mbeten aktiv.