Zjarr në fshatin Corrush në Mallakastër

178
Sigal

Zjarri në fshatin Corrush në Mallakastër vijon të përhapet në zona me terren të vështirë.

Zjarrfikësin po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa fatmirësisht nuk ka banesa vatrave të zjarrit.

Pavarësisht terrenit të vështirë, autoritetet janë duke punuar nga toka për të mos rrezikuar përhapjen pranë shtëpive.

Më herët ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, u shpreh se pika më e nxehtë mbetet zjarri në Karaburun, duke theksuar se shërbimet zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë janë në terren për të neutralizuar flakët dhe për të mos lejuar prekjen e Parkut të Llogarasë nga zjarri.