Zjarr në Berat, rrufeja godet stacionin e antenave

209
Sigal

Stacioni i antenave në Malin e Shpiragut (Mali me Vija) në Berat, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, pasi është goditur nga një rrufe.

Mësohet se shkarkesa e forte e rrufesë ka bërë që të ndizet zjarr në kabinë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ndërsa raportohet se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.