Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen nga flakët edhe zonat e banuara

472
Sigal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në Dropull, midis Dervicianit dhe Goranxisë në Gjirokastër. Nga dëmet e dëritanishme, llogaritet që është djegur rreth 2 ha kullotë, teksa të prekura nga zjarri janë rreth 50 pisha.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy makina zjarrfikëse që po hasin vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të terrenit malor. Forcat zjarrfikëse po përpiqen të shmangin përhapjen e zjarrit pranë zonave të banuara.

Zjarret në Dropull përbëjnë një problematikë të përvitshme. Këtë vit përgjatë muajit korrik, në Gjirokastër u regjistruan vetëm 4 vatra zjarri, ndërsa kjo është vatra e dytë e zjarrit në Dropull brenda harkut kohor të një jave.