Zija Çela: Thuaji PO, arsyes

249
Nëse kundërshton dikë, nuk do të thotë patjetër se nuk e dashke. Por edhe të duash
pa mospajtime, është njësoj si të rrosh qyq vetëm.
Prandaj bëhet i domosdoshëm debati si shkëmbim mendimesh, madje më tepër
shkëmbim pikëpamjesh.
Vecse ai i shëndetshmi, për të cilin ka një kusht paraprak.
Sipas meje, sado njerëz modernë, ne ende ruajmë shpirtin e provincës, si një vend
ku debati i ideve kthehet gjithnjë në mëri personale dhe sherr ambulant.
Zhurma, që trumbetohet aq shumë nga zhagajdurët, është tym për realitetin.
Heshtja, që lakmohet aq shumë nga burracakët, është letargji për demokracinë.
Askush s’mund të jetë hero, duke mbyllur gojën. Por, edhe sikur njëqind vjet të
jetojnë, ka njerëz që nuk lindin për të parë ëndrrën e të gjithëve, sepse i tillë është
UN-i i tyre. Kush pandeh se zotëron të vërtetën absolute, në ablosutizem do të
bjerë. Kush sheh vetëm errësirë, nga fobia e dritës do të përndiqet.
Në kaosin verbal para zgjedhjeve politike, të shumtë janë njerëzit e thjeshtë që
shushaten. A thua vrasin mendjen, duke vështruar yjet dhe duke e pritur përgjigjen
nga qielli?! E pra, përgjigjja në këtë rast mund të gjendet më lehtë. E si?
Me Zotin në zemër, THUAJI PO ARSYES
Sigal

 

Pas komentit të mjeshtrit të letrave shqipe, Zija Çela reagon Adil Fetahu, i cili i përgjigjet shkrimtarit të madh me këto fjalë:

Ja përgjigjja e Adil Fetahut për Zija Çelën:

Ky është ai intelektuali i vërtetë, sikur ata të kohës së Drajfusit ne France. Roli etik, por edhe politik i intelektualit në ndërtimin e shoqërisë së civilizuar demokratike është i pazëvendësueshëm, sepse ai sheh edhe “përtej bregut”. Shkrimtari ynë i madh Zija Çela, pa asnjë mandat zyrtar, por me mandatin e plotfuqishëm të intelektualit të mirëfilltë dhe të qytetarit shqiptar, jep porosinë më të drejtë: me besim në Zotin dhe në arsyen – zgjidhni! Respekt për Zija Çelën dhe fjalën e tij!