Zihen për pronën dhe qëllon në ajër me armë, arrestohet

498
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Malësi të Madhe. Policia ka ndërhyrë menjëherë në një konflikt pronësie mes dy personave në fshatin Lohë e Sipërme.

Sipas bluve “në njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe, ka pasur një konflikt ndërmjet shtetases M. J, 26 vjeçe dhe shtetasit Alfred Jakaj për motive pronësie. Ky i fundit ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën shtetasen M.J”.

Shërbimet policore pasi janë vënë në ndjekje të shtetasit të dyshuar Alfred Jakaj, është arritur që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal