Zhvillimi i Asamblesë së Natos në Shqipëri, ja akset që do të bllokohen për 5 ditë

492
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra, pasi nga data 27 deri më 31 Maj në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet “Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të Natos”.
Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27 Maj deri më datë 31 Maj nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”
-Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin”
– Rruga Lekë Dugagjini, nga Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” deri tek Sheshi “Italia”
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali II”
– Sheshi “Italia”, Rruga përball Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”
– Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionojë gjatë ditëve të këtij Sesioni.
Gjithashtu njoftohen të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve.
Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij Sesioni
Sigal