Zhvendosja në “Zogun e Zi”, policët më të shumtë në numër se protestuesit, civilët arrestojnë adoleshentin (PAMJE)

135
Sigal

Pas marshimit në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit janë zhvendosur në bulevardin, “Zogu i Zi” ku kanë hasur në një numër tepër të lartë të forcave policore. Ndërsa në terren kanë zbritur edhe forcat e ndërhyrjes së Shpejtë. Gjatë momentit të rreshtimit të protestuesve para efektivëve të policisë, është arestuar një adoleshent i cili po qëndronte në rreshtin e parë të qytetarëve. Gjithashtu ka edhe një numër të lartë civilësh të cilët po kryejnë arrestime të tjera.