Zhdukja e Pecorellit/ Hetuesit italian habisin, nuk binden për vrasje

268
Sigal

Hetuesit italianë që kanë ardhur në Shqipëri për të kryer verifikime për zhdukjen e Davide Pecorelli, janë skeptike nëse kemi të bëjmë me një vrasje. Sipas tyre detajet e vëzhguara nuk bindin për një vrasje. Gjatë takimit me ekspertët e kriminalistikës në Tiranë e Pukë, hetuesit nga Italia janë treguar të rezervuar lidhur me mënyrën se si është bërë marrja e provave në vendngjarje, por nuk kanë dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Sipas tyre kërkohen më shumë të dhëna sa i përket takimeve që ka bërë 45-vjeçari nga Italia, me kë ka komunikuar dhe a ka patur persona që mund ta kanë vëzhguar për shkak të ndonjë konflikti. Për ekspertët italianë i dyshimte mbetet fakti se pse Davide Pecoreli nuk doli nga makina e marrë me qira, para se ajo të shkrumbohej, pavarësisht se automjeti kishte ndaluar anës rrugës normalisht.

Zona e thellë dhe mbërritja vonë e policisë e zjarrfikëses, ka bërë që zjarri të shkrumbojë të gjitha provat që mund të gjendeshin në zonën e Gjegjan, aty ku u gjet automjeti i djegur. Davide Pecorelli u zhduk mesditën e 6 Janarit, pasi më herët kishte komunikuar me bashkëshorten shqiptare dhe kolegë, pa treguar ndonjë shqetësim.