Zhduket një vajzë 16-vjeçare, nëna denoncon në polici: U largua nga banesa, por nuk u kthye më

206
Sigal

Një 16-vjeçare është raportuar e humbur. Denoncimi është bërë në polici nga nëna e saj, e cila ka deklaruar se vajza i është larguar nga banesa dhe nuk i është kthyer më.

Forcat e policisë po punojnë për gjetjen e vajzës së mitur.

“Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.