Zhduket 70-vjeçari, humbi në linjën e autobusit

701
Sigal

Shtetasi 70-vjeçar i identifikuar si Gjekë Marku, nga fshati ças i Velipojës në Bashkinë e Shkodrës i datëlindjes 15.08.1950, rezulton i zhdukur që nga data 7 mars i këtij viti.

Lajmin e bëjnë të ditur familjarë të tij.

Në interesimin e tyre por edhe nga të dhënat e sistemit TIMS, 70 vjeçari, Gjekë Marku nga Çasi i Velipojës më 7 mars 2020 ka kalur përmes Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan-Sukobinë me autobusin e linjës Shkodër-Milano.

Dhe me datën 08.03.2020 ka zbritur në qytetin e Milanos. Në interesimin e familjes të cilët kanë arritur të kontaktojne me drejtuesit e autobusit të linjës këta të fundit janë shprehur se 70 vjeçari ju ka thënë se do vijnë ta marrin familjarët e tij.

Ndërsa askush nga të afërmit nuk ka pasur dhe as ka dijeni për këtë udhëtim të tij drejtë shtetit italian.

Familjarët e 70 vjeçarit kërkojnë informacion që mund të ketë vlerë për gjetjen e tij, pasi 70 vjeçari është person me probleme shendetësore.