Zhduken 265 ligje dhe VKM pwr PPP dhe privatizimet

334
Sigal

Skandali/ Ja si u hoqën nga “Fletore Zyrtare” qindra akte ligjore dhe nënligjore për privatizimet, koncesionet dhe licencat.  Qëllimi është   “pastrimi” I dokumentave dhe mbulimi i gjurmëve të oligarkëve  që po grabisin pasurinë kombëtare.

“Gjykata e Strasburgut, ka konstatuar gjatë kërkimit,  skandalin   për referenca ligjesh e vendimesh, në lidhje me dosje pronarësh e koncesionesh, të dhëna nga qeveria shqiptare”

Vazhdon skema e “pastrimit’ për mbulimin e gjurmëve të oligarkwve nga dokumentet  që inkriminojnë në Fletoren Zyrtare

Skandali,  ja si u  zhdukën nga “Fletore Zyrtare”; 265 ligje, vendime e urdhëra qeverie, për akte privatizimi ,PPP, e licensa nafte

Nga “Fletore Zyrtare”, është zhdukur dhe Akti Normativ për Paketën e 3-të Sociale “Covid 19”/ Edhe Gjykata e Strasburgut, në 17 raste procesesh gjyqësore për prona e koncesione; nuk i ka gjetur ligjet e vendimet, të cilave i janë referuar palët paditëse, ku rekord është zhdukja e 3 ligjeve të amenduara e 7 VKM-ve dhe udhëzimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje; si dhe 2 ligje e 4 udhëzime për shërbimet -Noteri-Përmbarim.

Më 30 mars 2019, u publikua skandali i qeverisë, për zhdukjen 1 orë pas publikimit, të “Fletore Zyrtare Nr. 43”, datë 28 mars 2018, nga faqja elektronike e Ministrisë së Drejtësisë; me qëllim për të mos lënë në qarkullim, Vendimin e KKT-sw datë 27.02.2019, për Landfillin-Sharrë.

E kujtuam këtë rast, sepse denoncime nga qytetarë, ekspertë e avokatë që kanë lidhje me procese gjyqësore, bëjnë me dije, se vazhdon skema e “pastrimit” të Fletoreve Zyrtare, nga dokumentet që fshehin interesa të pista qeveritarësh e oligarkësh.

Sipas informacionit, vetëm në fletoret e viteve 2015-2020, janë zhdukur nga qarkullimi, 265 ligje, vendime qeverie, akte normative e urdhëra ministrash, për koncesione, privatizime, strehime e licencsa shërbimesh publike të dhëna në shkelje të ligjit, për biznese tek privatët. Mungesa e tyre në Fletoret Zyrtare, ka rënë në sy, për faktin se qytetarë, avokatë, ekspertë, bzinesmenë e madje dhe institucione të interesuara për efekte çështje gjyqësore, nuk i kanë gjetur këto akte, në numrat e fletoreve ku ishin publikuar. Sipas denoncuesve, këto akte parlamentare e qeveritare, janë publikuar në momentin e miratimit dhe dekretimit të tyre, sa për efekt regjistri e protokolli ligjor, por pas disa orësh e ditësh, janë hequr përsëri.

Këtë skandal e ka konstatuar  edhe Gjykata e Strasburgut, siç ka raportuar edhe “Pamfleti”,  gjatë kërkimit për referenca ligjesh e vendimesh, në lidhje me dosje pronarësh e koncesionesh, të dhëna nga qeveria shqiptare, por të ankimuar nga palët e dëmtuara.

Në “Fletore Zyrtare” të viteve 2015-2019, nuk figurojnë vendimet dhe urdhrat e ministrave të Infrastrukturë, Transport, Energji e Ekonomisë; për dhënien me PPP,  të 52 zonave minerare mbi e nëntokësore, për gurore, krom, bakër, leje detare, leje plazhesh, dyqane “Duty Free” në pikat doganore-kufitare tokësore, import mbetjesh, kalim transit lëndësh kimike etj.

Skandal është fakti, i zbuluar gjatë 3 proceseve gjyqësore për pronësi toke në zonë hidro-karburesh në Vlorë, Fier e Kuçovë; ku u konstatua se 17 subjekte “Person fizik” vendas e të huaj, shfrytëzojnë 123 puse nafte me vendim qeverie, urdhër ministri e leje të AKBN.Këto akt-leje, rezultojnë se në momentin e daljes, janë botuar në “Fletore Zyrtare”, por nuk ekzistojnë më në ato Fletore. mbasi janë hequr nga “duart” e interesuara, për të mos zbuluar abuzimin e për të nxjerr e zhvatur naftë të qetë, pa paguar asgjë në arkën e shtetit.

Po kështu, sipas të dhënave, janë zhdukur 72 vendime të OST-ERRE, që kanë të bëjnë me licencime  të paligjshme  HEC-esh për shitje energjie tek privatët, për transmetim energjie importi-eksport  nga operatorët e HEC-eve private, jashtë kontrollit të rrjetit energjetik. Personave që kanë denoncuar, i këshilluam t’i drejtohen prokurorisë; por ata na faktuan, se në shumë çështje gjyqësore, janë vetë prokurorët që nuk reagojnë për këtë skandal e pushojnë çështjet. E jo vetëm kaq, por nga “Fltoret Zyrtare”, janë zhdukur edhe akte, të nxjerra nga vetë ministria  e Drejtësisë për noterët, përmbarimin, kadastrën; dhe vendime Unifikuese nga Gjykata e Lartë e amendime nga Parlamenti, për veprimtarinë e sistemit të drejtësisë./pamfleti/