Zgjidhet nënkryetari i tretë i bashkisë së Durrësit (EMRI)

159
Sigal

Nënkryetar i ri i bashkisë Durrës është emëruar Elio Jani, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet javën e ardhshme.

Jani bëhet kështu nënkryetari i tretë i bashkisë, pas emërimit të Gentian Kallmit dhe Renis Mullajt (ky i fundit u caktua në këtë post rreth një muaj më parë). Në organikën e bashkisë Durrës janë 4 nënkryetarë, kështu që pritet që në javët në vazhdim të caktohet një tjetër emër i ri në këtë post.

Jani aktualisht mban postin e sekretarit organizativ të PS Durrës dhe njëkohësisht ushtron detyrën e këshilltarit bashkiak dhe kryetarit të Komisionit të Strehimit dhe Shërbimeve Publike në KB.

Deri një javë më parë, ai mbante detyrën e specialistit pranë njësisë së standardeve në portin e Durrësit, nga e cila dha dorëheqjen. Më herët, Elio Jani ka mbajtur postin e drejtorit juridik pranë Autoritetit Portual Durrës.