Zgjidhet Kryetari i ri i Shoqatës Shqiptare të Bankave

528
Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën u mbajtën dhe zgjedhjet, sipas statutit, për 2 (dy) anëtarë të Bordit Drejtues si edhe Kryetarit dhe nën Kryetarit të ri. 
Anëtarët e zgjedhur janë:
Z. Maltin KORKUTI, Drejtor i Përgjithshëm, Credins Bank
Zj. Adela LEKA, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, ProCredit Bank Albania
Asambleja votoi gjithashtu edhe për zgjedhjen e z. Silvio PEDRAZZI, Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania, si Kryetar të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe zj. Adela LEKA, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, ProCredit Bank Albania, si nënkryetare të saj. 
Z. Pedrazzi zëvendëson në këtë funksion z. Periklis DROUGKAS, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania. 
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të arritjeve profesionale të z.Pedrazzi . 
Z.Pedrazzi u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe anëtar i Bordit të Intesa Sanpaolo Bank Albania më 1 tetor 2013. Para emërimit në këtë pozicion ai ka qenë Drejtor i Commonwealth of Independent States (CIS) & South Mediterranean Area, përgjegjës për të koordinuar filiale të vendosura në Federatën Ruse, Ukrainë dhe Egjipt. Ai e filloi karrierën e tij në sektorin bankar në vitin 1978 duke punuar në disa banka të kursimeve italiane dhe iu bashkua Intesa Sanpaolo Group në vitin 2000. Në Itali, ai mbajti pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Cassa di Risparmio di Spoleto dhe të Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno. Në vitin 2006 ai u emërua zëvendës kryetari i parë i Bordit Drejtues të Bankës Intesa Beograd (Serbi) dhe në vitin 2008 si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Pravex-Bank (Ukrainë).
Përveç punës për Grupit Intesa Sanpaolo, ai është i përfshirë në mënyrë aktive në shoqatat kryesore si vijon:
• Kryetari i Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA)
• Zëvendës Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB)
• Anëtar Bordi i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri
• Anëtar i Bordit të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve në Shqipëri (AIDA)
Sigal