Zgjidhen anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave

389
Sigal

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur sot anëtarët e rinj të saj.  Në një njoftim për mediat, Akademia bën me dije se “në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm”. Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar). Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

Vendosi

  1. Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:
  2. Arjan Durrësi;
  3. Ilirian Malollari.
  4. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:
  5. Genc Sulçebe;
  6. Ilia Mikerezi;
  7. Pëllumb Xhufi.

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:

  1. Adrian Civici;
  2. Artan Boriçi;
  3. Kristina Jorgaqi;
  4. Mimoza Hafizi;
  5. Rajmonda Bualoti.
  6. Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
  7. Ardian Ndreca;
  8. Ardian Vehbiu.