Zgjerohet harta e të prekurve nga Koronavirusi, vatër e re në Durrës

350
Sigal

Në 24 orët e fundit në Durrës u regjistruan 3 raste të reja me koronavirus. Një rast është një 73-vjeçar që kishte lidhje me 78-vjeçarin që humbi jetën para 3 ditëve, rasti i dytë është një 69-vjeçare.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico në deklaratën e saj për mediat tha se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.

Kjo e fundit është vatër e re. Ndërsa rasti i tretë ka lidhje me rastet e shkuara dhe nuk ka kaluar nga spitali i Durrësit por ja ka marrë tamponin ISHP-ja.

Tiranë         174 raste
– Durrës          36 raste
– Lushnje        5 raste
– Elbasan        10 raste
– Fier               25 raste
– Kavajë          8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë            16 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër        38 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat             1 rast
– Has                9 raste
– Krujë              5 raste
-Tropojë           4 raste
– Pukë              4 raste
– Mirditë           3 raste

Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë sipas Ficos tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. “Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40” tha Albana Fico.