Zgjedhjet lokale në Kosovë, në garë ministra edhe deputetë

617
Në një kohë kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale në Kosovë, pjesë e kësaj gare janë bërë edhe ministria e deputetë. Kështu, mediat kosovare raportojnë se kandidaturën kanë hedhur 3 ministra dhe 13 deputetë. Kështu, Shyqyri Bytyçi e Bajram Hasani janë dy prej ministrave (nga Nisma) që po pretendojnë të udhëheqin me komunat.
Bytyçi, që drejton Ministrinë e Arsimit dhe në të njëjtën kohë po pretendon ta fitojë Prishtinën, ndërsa Hasani duke qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë po synon që ta marrë Komunën e Gjilanit.
Pavarësisht se ata kërkojnë postin e kryetarit, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili po pretendon të zgjidhet asamblist në Komunën e Prishtinës, shkruan Zëri.
Pëveç kësaj janë edhe më shumë se 10 deputetë, të cilët po synojnë të vijnë në krye të komunave, ani pse në zgjedhjet e 11 qershorit kishin marrë besimin e qytetarëve. Përderisa ata thonë se një gjë të tillë po e bëjnë për të mirën e qytetarëve, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se tërë këto janë vetëm mashtrime të tyre për t’i realizuar interesat individuale e partiake.
Sigal