Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Lirinë ta mbrojmë duke refuzuar shtypjen, qytetarët e Vlorës të tregojnë dinjitetin dhe fuqinë përmes votës

203
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa vlerësonte pesë heronj të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ka folur edhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Meta thotë se liria e demokracia mund të mbrohet vetëm duke refuzuar shtypjen, prandaj i ka bërë një thirrje qytetarëve të Vlorës të marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas tij, qytetarët e Vlorës mund të tregojnë dinjitetin dhe fuqinë përmes votës.

‘’Lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë, dhe refuzuar shtypjen shoqërore. Ftoj qytetarët e Vlorës të marrin pjesë në zgjedhje, të tregojnë dinjitetin dhe fuqinë, përmes votës së lirë dhe të barabartë.’’- tha Meta.