Zelenskyy do të mbajë sot fjalim në Kuvendin e Shqipërisë

153
Sigal

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh. Kuvendi do të mblidhet në orën 13:00 në një seancë të posaçme.

Zelelenky do të flasë nëpërmjet platformës Zoom, ndërsa pritet që të informojë mbi situatën e luftës në vendin e  tij dhe t’ju shprehë ligjvënësve shqiptarë mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë.

Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohjen, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht ndihmë.

Sakaq, Shqipëria, anëtare e NATO-s është pozicionuar në krah të aleatëve perëndimorë dhe ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. Po ashtu, i është bashkuar sanksioneve ndaj Moskës.

Në njoftimin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, thuhet se Sekretari i Përgjithshëm është ngarkuar me marrjen e masave për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me z. Zelenskyy gjatë seancës plenare.

Shkresa e Kuvendit:

Zelenskyy do të mbajë sot fjalim në Kuvendin e