Zëdhënësi i Presidentit Meta i përgjigjet Ramës: Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda

290
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur akuzës së kryeministrit Edi Rama, se ‘kreu i shtetit ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin’.

I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i Presidencës. Në një postim në rrjetet sociale, me ironi, Blushi thotë duke iu referuar kryeministrit se “Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.”.

“Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian”, thekson zëdhënësi i Presidentit.

REAGIMI I PLOTE I TEDI BLUSHIT

“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.
Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.
Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.
Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian