Zbulohet plani i prostitutës shqiptare, mashtroi italianin duke i marrë 5 mijë euro

516
“Më ndihmo, tutori ime më ma marrë peng nëse nuk paguaj 5 mijë euro do të më lëndojë mua dhe djalin tim”. Këto janë fjalët e një prostitutë 22- vjeçare shqiptare.
E reja i është drejtuar një 40 – vjeçari italian që u përpoq ta ndihmonte të lirohej nga tutori i saj.
Sipas mediave italianë nëna shqiptare kishte disa muaj që ishte njohur me tutorin. Ditën e djeshme italiani ishte nisur nga jugu i Italisë për në Milano për të dorëzuar paratë rrëmbyesve hipotetikë.
Por e gjitha kjo rezultoi të ishte një skenar i improvizuar nga 22 – vjeçarja për të zhvatur 5000 mijë euro nga italiani. Policia italiane ka arrestuar tre persona, 22 – vjeçaren, një 21 – vjeçari i cili ishte dhe babi i fëmijës si dhe tezen e tyre e moshës 50 – vjeç.
Ka qenë 40 – vjeçari italian ai që ka lajmëruar policinë gjatë kohës që ishte duke shkuar për në Milano. Pasi u tregoi historisë, policia filloi të dyshonte dhe nisi të hetonte, duke e ndjekur vajzën pasi ai dorëzo eurot. Policia zbuloi se shqiptarja, pasi mori eurot hipi në një makinë ku ishin dhe bashkëpunëtorët e tjerë të cilët u arrestuan.
Në veturë kishte dhe foshnjën e lindur më 4 prill 2017
Sigal