Zbulohet arsyeja pse disa fëmijë lindin me flokë dhe disa të tjerë jo

339
Të gjithëve na ka bërë përshtypje arsyeja pse disa fëmijë lindin me flokë dhe disa të tjerë jo. Shpesh e kemi pyetur veten për këtë shkak se nga çfarë varet prania e flokëve në kokën e fëmijës?

Të gjithë bebet në barkun e nënës kanë flokë, ose më saktë e kanë kokën të mbuluar nga një shtresë pushi, e cila ka tendencën të zhduket rreth muajit të 8 të shtatzënisë, më pas gjatë lindjes, rritja e hormoneve të placentës shkakton rënien e flokëve.

Gjatë muajit të 6-7 të shtatzënisë, fetusi mbulohet nga pushi, e cila formohet nga estrogjeni i prodhuar gjatë shtatzënisë, dhe që zhduket në muajin e 8. Gjatë javëve në vijim formohen flokët dhe vetullat shkruan pernenat.al

Sipas mjekëve, disa fëmijë lindin pa flokë sepse gjatë lindjes ata përballen me një rënie së të gjithë flokut (alopeci fronto-parietale), por që kjo nuk do të thotë se folikulat e flokëve nuk ekzistojnë. Ato janë atje dhe do t’i japin jetë flokëve gjatë muajve në vijim.