Zbardhet dosja/ Kush është bosi që posedon 5 milion euro pasuri ?

92
Sigal

Prokuroria e Tiranës sekuestroi 5 milionë euro pasuri të dy vëllezërve Sokol dhe E. Markut. 18 makina, apartamente, troje, vila, njësi tregtare dhe bizneset janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë. Pronat janë regjistruar në emrin e dy vëllezërve dhe familjarëve të tyre, por kryesori është Sokol Marku.

Por kush është Sokol Marku? Ai është me origjinë nga Mirdita dhe banues në Tiranë, ndërsa është dënuar për drogë dhe kundërshtim të policisë. Gjithashtu, thotë prokuroria, nga të dhënat e marra Marku merret dhe me trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Informacioni i plotë nga prokuroria :

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion te Procedimit Penal 4257 viti 2019 ne bashkepunim me Drejtorine vendore te policise Tirane u be ekzektimi i Vendimit te prokurorit nr 744 date 20.01.2021 për vendosjen e sekuestros perventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve;

Sokol Marku, i biri i Lazdër dhe i Gjela, i datëlindjes 05.07.1988, lindur në Mirditë dhe banues, në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare  është i dënuar pasi sipas vendimit 459 A date 11.03.2013 te Gjykates Rr.Tirane, e cila ka bere dhe ndreqjen e vendimit nr.77 dt.31.01.2013 te Gjykates Rr.Tirane, per paqartesi denimi (nese kishim te benim me nje denim me burgim apo denim alternative), duke e denuar me 5 vite burg. V.Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/1 i K.penal.

Gjithashtu po sipas vendimit penal nr.1046 date 05.04.2016 te Gjykates Rr.Tirane, si dhe vendim penal nr.139 dt.1002.2017 te Gjykates se Apelit Tirane, e cila e ka denuar me 1 muaj burg. V.Penale “Kundershtim i punonjesit qe kryen nje detyre shteterore ose nje sherbim publik”, parashikuar nga neni 235/1 te K.Penal.

​Gjithashtu, nga te dhenat e marra ky shtetas merret dhe me trafik te lendeve narkotike ne Itali. Sa më sipër Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ne baze te materialeve te derguara nga Seksonit për Hetimin e Pastrimit te Parave & Aseteve Kriminale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë eshte bere rregjistrimi i Procedimit penal 4257 viti 2019 per veprat penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 ku janë sekuestruar automjete duke vazhduar nga prosh, BMW etj, dy aktivitete biznesi lokale si dhe 10 pasuri re paluajtshme si njesi tregtare vila apo apartamente me nje vlere rreth 5 milon euro perafersisht.

Në Tiranë emer te shtetasit Sokol Marku dhe familjareve te tij figurojne pasurite e rregjistruara si me poshte:

  • ZK 8370 volumi 26, faqe 154, njësi me sipërfaqe 53.6 m2.
  • ZK 8340 volumi.23, faqe 67, truall me siperfaqe 1261 m2.
  • ZK 8340 volumi 24, faqe 67, ndërtesë me sip. 150 m2.
  • ZK 3866 volumi 33, faqe 1ë, apartament me sip.50 m2.
  • ZK 8120 volumi 48, faqe 57, truall me sip.412.3 m2 dhe ndërtësë me sip.173.8 m2.

Apartament ne Kavaje me sip 70 m2 ne zk3101 Qerret pasuri a me nr 14 /229.

Biznesi bar kafe me adresë në rrugën “Dora Distra” godinë dy katëshë me një siperfaqe trualli 3600 m2 dhe ndërtim 260 m2 për kat me emrin “Hoë hiat” dhe emër tregtar “Viteli bar”.

Biznesi bar kafe në rrugën “Shaqir Hoshafi” me një sipërfaqe 115 m2 me nipt l62115036h pasuria me nr 3/257 zk 8150.

Objekt trekatësh në rrugën e Dibrës në procces legalizimi me sip 160 m2 për kat dhe papafingo.