“Zani Çaushi”/ Gjykata shpall moskompetencën, avokati: Çështja do shkojë në Strasburg

361
Sigal

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për Myrteza  Çaushin, ish-kreun e bandës së Vlorës.

Sipas avokatit të Zani Çaushit, gjykata ka shpallur moskompetencën në lidhje me çështjen, pasi ai duhej të ankohej fillimisht në Drejtorinë e burgut të Drenovës, ku po vuan dënimin e përjetshëm. Në rastin e një përgjigje negative , Zani Çaushi do të mund ti drejtohej Gjykatës së Korçës.

Seanca e sotme pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale,ne konstatuam që Myrteza Çaushi bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit, ka vuajtur deri më datën 06.11.2020, 20 vite e 10 muaj burgim.

Ndërkohë i njëjti institucion në muajin qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Myrteza Çaushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim. Në këto dy periudha Zani Caushit i kanë humbur 4 vite burgim, sepse kështu e ka llogaritur IEVP. Pas konstatimit nga ana jonë të këtij fakti, gjykata shpalli moskopetencën e gjykimit duke pretenduar se Zani Çaushi fillimisht mund të ankohej në drejtori i IEVP Drenovë,më pas në drejtorin e përgjithshëm i burgjeve dhe më pas kur t’i vinte përgjisgja negative,mund ti drejtohej gjykatës”, ka thënë avokati.

Ai ka vijuar më tej, teksa ka thënë se kjo çështje që do të dërgohet në Gjykatën e Strasburgut, nën pretendimin se këto dinamika janë të gabuara.

“Myrteza Çaushi është një çështje që do shkojë deri në Strasburg,të gjitha këto gjëra që janë bërë qoftë dinamika te gabuara,qoftë deklarat publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij. Publikimet dhe prononcimet haptazi më shtyp të zyrtarve të shtetit që kanë për detyrë zbatimin e vendimit të gjykatës janë në favor të tij. Është një dosje që ka patur gabime në vazhdimësi,nëse nk do ishte Zani Caushi vështja do ishte më e thjeshtë,por unë besoj që do gjejë zgjidhje.”

Ish-kreu i bandës së Vlorës ka kërkuar nga Gjykata një përllogaritje të viteve që ka vuajtur dënimin në burg, ndërkohë që pretendon që përllogaritja të nisë që nga momenti i arrestimit deri në këtë periudhë kur ai vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës në Korçë.

Çaushi pretendon se ka kryer në total 31 vite burg, dhe jo 25 siç i llogariten.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 për në sërë krimesh dhe pretendon lirinë me kushte pasi ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit sic parashikon ligji i kohës.